Një prokuror e ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, shkruan poezi. Si u habit Besnik Mustafaj...

Publikuar tek: kulture-art, më 13:45 21-10-2016 Një prokuror e ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, shkruan poezi. Si u habit Besnik Mustafaj...

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë si dhe ish-drejtori i hetimit Tatimor Ahmet Prençi, na shfaqet ndryshe, këtë herë në rolin e një autori poezish.

Botimet M&B në bashkëpunim me Forumin Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve prezantojnë vëllimit poetik “Udhë në pasqyrë” , shkruar pikërisht nga Ahmet Prençi.

Prezantimi i librit do të zhvillohet ditën e shtunë, datë 22 tetor 2016, ora 11:00, te restorant “Nëna Mbretëreshë”, Rruga e Elbasanit ndërsa një vlerësim për këtë libër e ka dhënë edhe politikani e shkrimtari Besnik Mustafaj i cili ka mbetur i surprizuar nga delli poetik i Prençit.

Besnik Mustafaj: Ky botim është një surprizë e bukur jo vetëm për ata që e njohin nga larg autorin, por edhe për miqtë e tij, ndër të cilët e rendis veten. Të gjithë, pra, do të zbulojmë me këtë rast një personalitet tjetër të Ahmet Prençit, të cilin ai jo se na e kishte mbajtur fshehtë, por nuk kishte synuar kurrë ta nxirrte në pah.

Unë e kisha njohur prej shumë vitesh si një lexues të pasionuar, gjë që, siç e shihja, kishte ndikimin e vet mbi qasjen e tij ndaj njeriut, natyrës, politikës, historisë. Por nuk do e kisha marrë dot me mend se ai kishte gjithashtu aftësi t’i shprehte me poezi marrëdhëniet e tij të brendshme me botën që e rrethonte. Tashmë nuk do të ketë vend të shprehim atë habinë, qoftë kjo edhe një habi e bukur, pse ai na është shfaqur gjithmonë si një prokuror ndryshe, një kryepolic ndryshe, një inspektor i kontrollit të pasurive të zyrtarëve të lartë ndryshe.

Ahmet Prençin e ka “zbutur” dhe vazhdon ta “zbusë” e ta përsosë poeti që ka nën lëkurën e vet".

Agron Tufa: Poezia e Ahmet Prençit ka ndikuar shumë në fillimet e mia letrare. Një cikël poetik i Prençit, i botuar në gazetën lokale të Dibrës në fund të viteve ‘80, më pati lënë mbresa të thella. Vargje të çlirëta, me muzikalitet spontan, që rridhnin natyrshëm, me shpengimin karakteristik të frymëzimit origjinal, ato kishin ajrin e lirë të bjeshkëve dhe peizazheve të vendlindjes. Metaforat e freskëta që i hapnin udhë përfytyrimit dhe ndjenjës pa dhunën pedante dhe pa shtampat e klishetë me të cilat shtërzonte poezia e atyre viteve.

Më vjen mirë e më gëzon fakti, që këto cilësi artistike janë konservuar të padëmtuara ndër vite dhe përbëjnë tharmin e poezisë së tij në këtë vëllim. Është shumë e vështirë të shkruash këtë lloj poezie sot, në epokën e spekulimeve dhe modave jetëshkurtra. Ta nxjerrësh thellë prej vetes këtë thelb të padhunë të poezisë së pastër, plot luhatje, kadenca e ritme, është t’i mbetesh besnik konceptit të artit si mahni, emocion e meditim njëherësh. Të shkruash si sakrificë, sikur “shkep mish” prej vetes, të shkruash nga “shapi i shpirtit” tënd.

Kush është Ahmet Prençi:

Ahmet Prençi u lind më 25 prill 1968 në Dibër. U diplomua në Fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ka punuar dhe punon në institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Poezitë e para i ka botuar në vitin 1985 në disa gazeta të kohës. Ky është vëllimi i parë poetik.

ahm.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy gëzime në një ditë: Aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka tani “Mjeshtër i Madh”
FOTO E RRALLË: Fishta, Poradeci, Koliqi dhe Asdreni bashkë në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.021148920059204
array(1) { ["section"]=> string(100) "nje-prokuror-e-ish-drejtori-i-pergjithshem-i-policise-shkruan-poezi-si-u-habit-besnik-mustafaj-56944" }