Një protestë masive paralajmërohet nesër para Kryeministrisë: Kush e ndjen veten shqiptar të mblidhet në bulevard

Publikuar tek: sport, më 22:16 28-07-2017 Një protestë masive paralajmërohet nesër para Kryeministrisë: Kush e ndjen veten shqiptar të mblidhet në bulevard

Arrestimi dhe mundësia e ekstardimit në Serbi, të tifozit të njohur të kombëtares, Ismail Morina, i njohur si "Ballisti”, i famëshëm për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015, ka sjellë  reagime të forta në mesin e tifozëve.

Tashmë prej më shumë se një muaj Morina vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci me shumë mundësi do të ekstradohet për t'u gjykuar në Serbi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, vendosi ekstradimin e tij në Serbi. Në arsyetinim e këtij vendimi Gjykata kroate thotë se prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi nga shteti serb lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur “Autochtonus” solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes.

Lidhur me këtë ngjarje tifogrupi “Yllyrian Elite” ka publikuar një lajmërim në faqen zyrtare, ku paralajmëron një protestë masive para Kryeministrisë ditën e nesërme. "Ylirian Elite" njofton të gjithë pa dallim tifogrupi, që të mblidhen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ismail Morinës (Ballistit).

Më poshtë lajmërimi i Ylirian Elite:

“Protest per Ballistin! Ballist Morina, heroi yne i Beogradit ai qe beri krenar çdo Shqiptar kudo ne bote, sot vendoset qe te ekstradohet ne Serbi nga shteti Kroat. Ne si Shqiptar nuk duhet ta lejojme kurrsesi te ndodhe dicka e tille dhe duhet te jemi ne krahe te vellait tone Ismailit. Neser te mblidhemi te gjithe pa dallim tifogrupi, te gjithe qe e ndjejm veten Shqiptar te mblidhemi perpara kryeministris per nje proteste masive. I bejm thirrjet kryeministirt dhe organeve te shtetit te veprojne sa me shpejte dhe mos te lejojne te ndodh ekstradimi i Ballistit. 29.7.2017. Vendi: te Kryeministria. Ora : 19:00.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përcaktohet kalendari i Seria A, ja kur luhet derbi i Milanos dhe i Italisë
Kukësi zyrtarizon trajnerin e ri, Milinkoviç zë “fronin” e Ernest Gjokës »
Article Logic
Execution time: 0.0043900012969971
array(1) { ["section"]=> string(118) "nje-proteste-masive-paralajmerohet-neser-para-kryeministrise-kush-e-ndjen-veten-shqiptar-te-mblidhet-ne-bulevard-87676" }