Një reflektim mbi Nobelin e Dylan nga Meduza tek Rruga Elbasanit

Publikuar tek: analiza-komente, më 23:05 13-10-2016 Një reflektim mbi Nobelin e Dylan nga Meduza tek Rruga Elbasanit

Nga Ana Shkreli

Ka patur përherë nga ata që thonë se letërsia ka lindur njëherazi me muzikën sikurse ka patur të tjerë që ngulomojnë se letërsia lind me shkrimin. Si rrjedhojë duke ndjekur këtë shteg arsyetimi bëjnë ndarjen midis oralitetit ose jo.

Megjithatë, në hullukun e ujit që rrjedh midis këtyre dy arsyetimeve gjendet letërsia që është shkruar për t’u kënduar. Në fakt ajo nuk ndodhet realisht midis këtyre dy formave, ato shkapërcehen sipër sho-shoqes, ky është thjesht organizimi skematik që i jap unë tani në kokën time. Në Greqinë e antikitetit poemat shkruheshin për t’u kënduar, si përshembull odet apo himnet. Po ashtu pak më vonë në kohë, gjatë periudhës së Mesjetës ishin rondot dhe kantikat apo poezia e trobadorëve në Provence që morën skenën e poezisë melodioze. Libretot e operas? Nuk janë letërsi? Të Wagnerit përshembull. Përpos këtij diskutimi, mbi kokën e çmimit Nobel është vërdallisur përherë fantazma e motivimit politik. Përtej valences politike të Dylan pyetja ime është: "A është për tu konsideruar koncepti i politikës në sensin e vet të parë?" Çfarë domethënë për letërsinë dhe librin revolucioni dixhital dhe shkrirja gjithmonë e më e madhe që po bëhet midis mediave të ndryshme dhe librit, në aspekt audio, visual apo interaktiv. A nuk jemi në një periudhë në të cilën akti i leximit po mundohet "të shpëtohet" (dhe ky term goxha i diskutueshëm) ose të masivizohet nëpërmjet amplifikimit dhe futjes në lojë të shqisave të tjera? Thjesht mendoni për audiolibrat, aplikacionet për smartphone, augmentet reality books e shumë forma alternative. Çfarë i thotë sot botuesve dhe editorëve apo dhe hartuesve të fushatave të marketingut dhënia e çmimit Nobel për poezi-këngë?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02716588973999
array(1) { ["section"]=> string(70) "nje-reflektim-mbi-nobelin-e-dylan-nga-meduza-tek-rruga-elbasanit-56095" }