Një rrugë me emrin e kryeministrit, komenton Berisha: Rama si don Korleone

Publikuar tek: politike, më 12:13 31-08-2015 Një rrugë me emrin e kryeministrit, komenton Berisha: Rama si don Korleone

“Rama si don Korleone, i vë emrin e vet rrugës ku banon në Surrel”. Kështu e titullon komentin e tij ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha i referohet “Google Maps” që pikërisht rrugën ku banon kryeministri në Surrel, e emërton me emrin e tij.

“Të dashur miq, mediat njoftojnë se Rama i ka vënë rrugës ku banon në Surrel emrin e tij. Po ju rikujtoj këtu se sarajet e tij në Surrel janë simboli më i shëmtuar i korrupsionit. Në vitin 2011 ai deklaroi se kishte si kursime vetëm 3 mije euro, ndërkohë qe vetëm pigmenti i betonit ka kushtuar 76 mijë euro dhe në hipoteke ka deklaruar se tokën truall te sarajeve e ka blerë me 2$ metrin katror në një kohë kur aty toka shitej me 50$ metri katror. Tani prisni kur të shpallë rrugën pronë personale”, përfundon komentin e tij ish-kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rama ndër vite”, Kastriot Islami jep shpjegime për videon që publikoi për kryeministrin
PD, Vokshi: Rama përdorte çdo vdekje në minierë për politikë, sot nuk gjeti kohë për ngushëllim »
Article Logic
Execution time: 0.025012016296387
array(1) { ["section"]=> string(78) "nje-rruge-me-emrin-e-kryeministrit-komenton-berisha-rama-si-don-korleone-19578" }