Një selfie me “kamikazin” që mori peng aeroplanin e "EgyptAir"

Publikuar tek: bota, më 09:07 30-03-2016 Një selfie me “kamikazin” që mori peng aeroplanin e

Të gjithë u tmerruan kur një shtetas egjiptian mori peng aeroplanin “EgyptAir”, por një pasagjer anglez duket të mos e ketë marrë fare seriozisht si situatë, dhe që mund të vdiste pak sekonda më vonë.

Askush nuk e di pse e bëri, por Ben Innes postoi një foto në profilin e tij me Seif Eldin Mustafa, që po mbante një rryp shpërthyes, e që rezultoi më pas të ishte fals.

Innes shkruante së bashku me foton e shpërndarë: “E di që ky tipi nuk bën shaka. Hapeni te lajmet çuna”, ndërsa shihet duke buzëqeshur.

Mustafa e mori peng aeroplanin për rreth 6 orë, me anë të disa “eksplozivëve” false, që rezultuan të ishin vetëm kasa iPhone-sh. Nga ngjarja nuk pati asnjë të lënduar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025861978530884
array(1) { ["section"]=> string(64) "nje-selfie-me-kamikazin-qe-mori-peng-aeroplanin-e-egyptair-36370" }