Një shqiptar merr Urdhërin e lartë “Kalorës i St George”, urdhëri evropian që u ndalua nga Hitleri e Napoleoni

Publikuar tek: kulture-art, më 10:04 24-04-2017 Një shqiptar merr Urdhërin e lartë “Kalorës i St George”, urdhëri evropian që u ndalua nga Hitleri e Napoleoni

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, Zenel Hoxha u vlerësua të shtunën në Austri me dekoratën e lartë “Kalorës I Urdhërit të Shën Gjergjit” nga Duka i Habsburgëve.

 Urdhëri i Lartë i themeluar në vitin 1469 nga Papa Piu i dytë dhe Franc Jozef, Perandor i Austrisë, ishte simbol I qëndresës në mbrojtje nga rreziku Otoman.

 Ky "Urdhër i Lartë" u ndalua nga Napoleoni dhe nga Hitleri, por u rikthye nga familja Perandorake e Habsburgëve në vitin 1951. “Emocione të jashtëzakonshme pas momentit të vlerësimit nga Perandoria e Habsburgëve, "St George, Europian and Habsburg Order", të cilët kanë bërë shumë për Shqipërinë. Kënaqësia dyfishohet kur nipi i Ëinston Churchill (Randolph-Churchill) dekorohet në të njëjtin moment. Jam i nderuar që ky vlerësim më jepet si shqiptar.

 Ngjarja e sotme është një angazhim i madh për mua, për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Zenel Hoxha në profilin e tij në facebook.

 “Pata kënaqësinë të prek me një ndjesi mirënjohje garantorin e Flamurit tonë Kombëtar në ditë të vështira”, vazhdon ai.

 Ceremonia u zhvillua në Kufstein të Austrisë, ku u mblodhën anëtarë të shtunën (Kalorës dhe Damage) të Urdhërit të St George. Katedralja e Kufstein, ishte mbushur me anëtarë të Urdhërit dhe familjarë, të cilët ndoqën meshën e drejtuar nga Peshkopi i cili bekoi të pranishmit dhe kandidatët e para marrjes të Urdherit të Lartë: Kalorës të Europës dhe të Perandorise së Habsburgëve.

Pastaj në një ceremoni mbretërore zoti Zenel Hoxha preket tre herë në krahë, me shpatën e familjes së Habsburgëve,për ta mirëpritur në Urdherin e St George, e pastaj me vendosjen e medaljes së nderit, dhurimin e deklaratës përkatëse dhe veshjen me mantelin simbol të Urdhërit: Mëndafsh i zi me logon e Shenjtit George në kalë duke vrarë një dragua. Të gjithë të pranishmit janë shoqëruar në Konventen e anëtarëve të Urdhërit.

17918549_10155760955519041_503093981_n.jpg18136631_10155798985844041_1771560708_n.jpg17919084_10155760955499041_1919964285_n.jpg17916768_10155760955524041_636806684_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, shoqëria civile proteston për 'Velierën'
“Ëngjëjt janë larg”, një tjetër prodhim shqiptar bashkon Ndriçim Xhepën dhe Nik Xhelilaj »
Article Logic
Execution time: 0.025574922561646
array(1) { ["section"]=> string(113) "nje-shqiptar-merr-urdherin-e-larte-kalores-i-st-george-urdheri-evropian-qe-u-ndalua-nga-hitleri-e-napoleoni-76232" }