Një shtet në Ballkan me emër të ri, parlamenti miraton ndryshimin e emrit të Maqedonisë, reagon Rama: Sot hapet një derë e re

Publikuar tek: barometri, më 08:20 20-10-2018 Një shtet në Ballkan me emër të ri, parlamenti miraton ndryshimin e emrit të Maqedonisë, reagon Rama: Sot hapet një derë e re

Mbrëmjen e djeshme, Parlamenti maqedonas mes shumë debatesh ka votuar me 80 vota pro për ndryshimin e emrit, në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Shumica qeverisëse e Zoran Zaev nuk i kishte votat e mjaftueshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por me votimin e disa deputetëve të opozitës, Maqedonia merr emër të ri dhe nis rrugën drejt NATO-s. Ndryshimet u miratuan me 80 vota pro, mes të cilave dhe 8 vota të VMRO DPMNE-së dhe 39 kundër.


Menjëherë për lajmin ka reaguar në Twitter dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka shprehur urimet më të përzemërta homologut të tij Zoran Zaev dhe gjithë atyre që luftuan për këtë moment, siç ka shkruar ai.

“Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë së Veriut. Urime të përzemërta për Zoran Zaev dhe për të gjithë që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kryeministri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043099880218506
array(1) { ["section"]=> string(129) "nje-shtet-ne-ballkan-me-emer-te-ri-parlamenti-miraton-ndryshimin-e-emrit-te-maqedonise-reagon-rama-sot-hapet-nje-dere-e-re-138453" }