Një shtet - tre simbole/ Kryeministria kopjon shqiponjën e ambasadës së Rusisë!

Publikuar tek: politike, më 10:39 11-02-2019 Një shtet - tre simbole/ Kryeministria kopjon shqiponjën e ambasadës së Rusisë!

Pas Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, që në të gjitha ambasadat e Republikës së Shqipërisë nëpër botë përdor shqiponjën e bardhë, edhe Kryeministria përdor në logon e vet ngjyrat e shqiponjës që përdor ambasada e Rusisë në Tiranë e kudo tjetër, gjithkund ku Federata Ruse ka ambasadat e veta!

 

Por, në ndryshim nga Ministria për Europën dhe Punët e jashtme që përdor një shqiponjë të bardhë, Kryeministria përdor një shqiponjë gri me konture të bardha! Këtë e denoncon, Luan Rama i LSI i cili thotë se në të dyja rastet kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit

“PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”, në nenin 7 të të cilit thuhet:

“1. Stema e Republikës së Shqipërisë është simbol shtetëror. Ajo paraqet një shqyt, me ngjyrë të kuqe gjaku, me një shqiponjë në qendër, të njejtë me shqiponjën e flamurit kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, në profil djathtas. Përmasat e shqytit janë në raportin 1 me 1, 5 njësi”.

Pra ligji nuk lejon asnjë ekuivok, asnjë hapësirë që ndokush të përdorë “simbolet” e shijeve të veta, por thotë shqip dhe qartë që shqiponja është e njejtë me shqiponjën e flamurit kombëtar, pasi e ka përcaktuar më parë në nenin 3 se: “Flamuri kombëtar paraqet një fushë me ngjyre të kuqe gjaku, me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes, me krahë te hapur anash. Secili nga krahët e shqiponjës ka nëntë pendë, ndërsa bishti ka shtatë pendë”.

Po përveç ngjyrës, në kundërshtim me ligjin e sipërcituar është vendosur edhe përkrenarja e Skënderbeut. Ligji e përcakton se duhet vendosur në profil djathtas, ndërsa Kryeministria e përdor të vendosur në profil majtas, për të shkuar më tej me variantin e logos së Presidentit të Republikës, në të cilën, mbi një shqiponjë me krahë të varura dhe jo të hapura anash siç e përcakton ligji, përkrenarja e Skëndërbeut përdoret në pamje ballore!

Një shtet - tre simbole! Dhe të tre simbolet, në kundërshtim me ligjin!”, perfundon komentin e tij Luan Rama.

52387552_390827418152369_5559715721631498240_n.jpg

52457276_390827411485703_9130619499383357440_n.jpg

51596352_390827458152365_2314968921364496384_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ISP: Liderët politikë dhe kryeministri Rama SHKELËS TË KODIT TË SJELLJES
‘Kur do shkosh në Amerikë?’, Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ballës: Tualet! Udhëtoj si njeri i lirë »
Article Logic
Execution time: 0.004558801651001
array(1) { ["section"]=> string(82) "nje-shtet-tre-simbole-kryeministria-kopjon-shqiponjen-e-ambasades-se-rusise-152351" }