Një SMS në celular, ja si i punëson PS militantët. Skema e deputetëve

Publikuar tek: politike, më 08:36 16-11-2015 Një SMS në celular, ja si i punëson PS militantët. Skema e deputetëve

“Përshëndetje! Jam A…. nga Struktura Rajonale e Partisë Socialiste. Ju bëj me dije se në Spitalin Rajonal të Vlorës është shpall vakant pozicioni bojaxhi. Duhet të ketë  përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë eksperiencë në punë. Jeni të lutur të jepni propozimet së bashku me numrin e kontaktit brenda ditës së nesërme. Ju uroj një mbrëmjetë këndshme!’’, ky është mesazhi që ka mbërritur në celularin e një deputeti të Partisë Socialiste, publikuar sot nga gazeta ‘’Shqip’’.

Ky mesazh dekonspiron skemën e punësimeve brenda PS-së, ku strukturat rajonale të Vlorës njoftojnë deputetët e qarkut, me qëllim që të punësohen militantët e tyre.

Këtë SMS e ka shkruar sekretarja e strukturës në Vlorë, identiteti i të cilës nuk bëhet publik, por njëkohësisht as i deputetit që i ka mbërritur ky mesazh.

Strukturat e PS Vlorë, të cilat janë njoftuar paraprakisht nga Drejtoria e Spitalit Rajonal, kërkojnë që deputetët të japin propozimet e tyre për vendin vakant që ka njoftuar ky instititucion. Dhe në fakt bëhet fjalë për një bojaxhi.

Edhe më parë Newsbomb.al ka publikuar listat e PS-së nëpër institucione, ku krahas pozicioneve të punës shënohej edhe përkatësia politike, por sot ky detaj publikuar nga ‘’Shqip’’, zbulon më shumë rreth skemës ku kënaqen militantët socialistë dhe të preferuarit e deputetëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati për Islamin Politik/ Çfarë rrezikon Shqipëria sipas Lubonjës, Bazes dhe Blushit
Bregu: Evropa në krizë, zgjerimi tashmë pjesë e politikës së brendshme »
Article Logic
Execution time: 0.023133039474487
array(1) { ["section"]=> string(73) "nje-sms-ne-celular-ja-si-i-puneson-ps-militantet-skema-e-deputeteve-25515" }