Një sqarim i detyruar për “120 mijë bashkëpunëtorët e Sigurimit”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:13 22-09-2017 Një sqarim i detyruar për “120 mijë bashkëpunëtorët e Sigurimit”

Ish-drejtori i arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi jep një sqarim lidhur me shifrën e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, gjë për të cilën u pyet mbrëmë kryetarja e  Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit Gentjana Sula.

Sipas Dervishit  nga të gjitha dokumentet e trashëguara të shtetit shqiptar nuk është e mundur të nxirret një shifër 100% e saktë në lidhje me numrin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në vitet 1944-1991. Ish-drejtori jep edhe argumentet si më poshtë:

“Mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv, gazetari Sokol Balla pyeti kryetaren e Autoritetit “të dosjeve” në lidhje me shifrën e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe mori përgjigjen nga kjo e fundit se kanë qenë 120 mijë të tillë. Meqenëse kjo shifër është nxjerrë nga libri im “Historia e Sigurimit të Shtetit”, Tiranë 2012, por nuk është pjesë apo e dhënë e ndonjë dokumenti shtetëror, nisur nga fakti se shumë po e citojnë edhe si të dhënë zyrtare, e quaj të nevojshme dhënien e një sqarimi për të interesuarit.
Nga të gjitha dokumentet e trashëguara të shtetit shqiptar nuk është e mundur të nxirret një shifër 100% e saktë në lidhje me numrin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në vitet 1944-1991. Ka disa arsye që nuk do ta mundësojnë kurrë një fakt të tillë, ndër të cilat më kryesoret janë:
-Mungojnë tërësisht të dhënat për vitet 1944-1948.
-Mungojnë pjerësisht të dhënat e viteve 1989, 1990 dhe 1991.
-Ka gabime përllogaritje në të dhënat vjetore.
-Ka përfshirje në disa raste të agjenturës së policisë dhe përjashtim të dy drejtorive të tjera.
Për këtë arsye shifra e dhënë prej meje është nxjerrë mbi bazën e sondazhit duke shfrytëzuar të gjitha të dhënat e gjetura me burime të tjera me karakter njëmujor apo tremujor për periudhat për të cilat nuk trashëgohet informacion i plotë. Në libër unë kam sqaruar formulën e përllogaritjes dhe nxjerrjes së kësaj të dhëne që për mua i afrohet 90-95% shifrës së vërtetë.
Për të qenë korrekte kryetarja e Autoritetit kishte dy mundësi përgjigjeje: ose të thoshte që nuk e di një shifër të tillë, ose të thoshte 120 mijë sipas Kastriot Dervishit.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Llalla përplaset me biznesmenin e njohur shqiptar, publikohet SMS-ja: Sapo fola me avokatin tim, më tha ta heqësh urgjentisht...
»
Article Logic
Execution time: 0.012064933776855
array(1) { ["section"]=> string(68) "nje-sqarim-i-detyruar-per-120-mije-bashkepunetoret-e-sigurimit-93256" }