Një tifoz i rëndësishëm përkrah Shqipërinë në ndeshjen kundër Rumanisë

Publikuar tek: sport, më 20:06 17-06-2016 Një tifoz i rëndësishëm përkrah Shqipërinë në ndeshjen kundër Rumanisë

Presidenti i Federatës franceze të futbollit, Noël Le Grawt, në një intervistë për Top Channel ka vlerësuar kombëtaren shqiptare në debutimin e saj në një Kampionat Europian.

Madje presidenti Le Graët ka theksuar se në ndeshjen e fundit në grup, Franca dhe francezët do të bëjnë tifo për Shqipërinë e De Biasit.

“Të them të drejtën të mërkurën kisha shumë frikë pasi pjesa e parë foli e gjitha për shqiptarët. Ata duhet të jenë krenarë për atë çfarë dhanë në fushën e lojës, pasi meritonin barazim si në ndeshjen ndaj Zvicrës, ashtu edhe në sfidën ndaj nesh. Në sfidën e fundit do të bëj tifo për Shqipërinë, shpresoj që përfaqësuesja të qëndrojë sa më gjatë në këtë Europia

Presidenti i federatës ka folur me superlativa edhe për tifozerinë kuqezi, të cilët ndryshe nga shumë tifozë të tjerë, e kanë shijuar vërtetë këtë Europian.

“Dua t’i falënderoj të gjithë, edhe në tribunën e ‘Velodrome’ ka qenë një ndeshje shumë e bukur. Përveç 20 mijë shqiptarëve, kishte edhe francezë që mbështesnin ekipin tuaj. Shqiptarët krijuan një atmosferë shumë të bukur”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro 2016, përfundon ndeshja Çeki­-Kroaci 2:­2
Fiton bindshëm ndaj Turqisë, Spanja kualifikohet në fazën tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.12656402587891
array(1) { ["section"]=> string(76) "nje-tifoz-i-rendesishem-perkrah-shqiperine-ne-ndeshjen-kunder-rumanise-43856" }