Një tjetër kompani fluturimi e sheh Shqipërinë si vend të rëndësishëm për investim

Publikuar tek: ekonomi, më 20:14 18-10-2016 Një tjetër kompani fluturimi e sheh Shqipërinë si vend të rëndësishëm për investim

Kompania e fluturimeve Lufthansa po pret një arritje të konsiderueshme në rajonin e europës juglindore, veçanërisht në Bullgari, Shqipëri dhe Rumani të cilat grupi i aviacionit gjerman i sheh si tregje të fokusuara , tha presidenti për Europën, Heike Birlenbach.

“Ka më shumë pritshmëri të ketë rritje në Bullgari, Shqipëri dhe Rumani, kështu që ne po shohim se çfarë po ndodh atje në aspektin e rritjes së kapacitetit”, ka thënë për SeeNews Heike Birlenback, nënkryetar i Lufthansa Group për Europën në festimin e përvjetorit të Forcave Ajrore të dielën.

“Këto tregje janë shumë të rëndësishme për ne”,-shtoi më tej ai.

Rritja e numrit të pasagjerëve në Bullgari, Shqipëri dhe Rumani është më i madh se në vendet e tjera, vuri në dukje ai.

Më 5 tetor, ofruesi i mirëmbajtjes dhe riparimit të shërbimeve të avionëve civil “Lufthansa Technik Sofia”, pjesë e Lufthansa Group, tha se është duke investuar 30 milion euro (33.7 milionë dollarë), në zgjerimin e hangarëve të tij në aeroportin ndërkombëtar të Sofjes.

Investimi është planifikuar për të rritur volumin e operacioneve të kompanisë me 60% dhe do të çojë në një rritje prej 30% të numrit të të punësuarve në Sofje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02420711517334
array(1) { ["section"]=> string(88) "nje-tjeter-kompani-fluturimi-e-sheh-shqiperine-si-vend-te-rendesishem-per-investim-56627" }