Një tjetër kompani nafte në Shqipëri, mbyllet marrëveshja mes Bankers dhe Geo-Jade

Publikuar tek: ekonomi, më 16:18 29-09-2016 Një tjetër kompani nafte në Shqipëri, mbyllet marrëveshja mes Bankers dhe Geo-Jade

Marrëveshja ndërmjet kompanisë kanadeze të kërkimit dhe prodhimit të naftës “Bankers Petroleum Ltd” dhe kompanisë kineze ‘Geo-Jade” është mbyllur sot.

 Në bazë të marrëveshjes, kompania Geo Jade ka blerë të gjitha aksionet e emetuara të kompanisë Bankers, nëpërmjet degëve të saj, për një çmim prej 2.20 dollar kanadez për aksion.

 Pritet që për tre deri në katër ditë, aksionet e Bankers të mos listohen në bursën e Torontos. Aksionet e Bankers nuk do të listohen më gjithashtu edhe në bursën e Londrës në ditët në vijim.

 Aksionerët përfitues, të cilët zotërojnë aksionet e tyre nëpërmjet komisionerëve si: banka ose firmë investimi, duhet të presin për të marrë pagesën pas pesë deri në shtatë ditë pune, pas mbylljes së marrëveshjes.

         

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022844076156616
array(1) { ["section"]=> string(87) "nje-tjeter-kompani-nafte-ne-shqiperi-mbyllet-marreveshja-mes-bankers-dhe-geo-jade-54526" }