Një tjetër “La Traviata”, 60 vjet pas Marie Krajës

Publikuar tek: kulture-art, më 19:10 16-12-2016 Një tjetër “La Traviata”, 60 vjet pas Marie Krajës

Duke nisur që nga 1956-ta, opera e famshme e Xhusepe Verdit, “La Traviata” është vënë vazhdimisht në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Në këtë dhjetor (më 17-18-19 dhe 20) do të shënohet një tjetër rivënie. Në konferencën për shtyp, që u mbajt sot në prani të të gjithë artisteve, drejtoresha Zana Çela theksoi se “La Traviata” po vihet në kujtim të shfaqjes së parë, që teatri i parë i Operas së Shqipërisë vuri 60 vite më parë në skenë.

"Sot, ne po kthehemi 60 vite më parë për të rivënë në skenë, një produksion të ri, Traviatën e cila këtë herë mban një vulë ndërkombëtare.

Stafi i cili ka realizuar dhe do të performojë në ditët në vazhdim, këtë herë përbëhet nga artistë dhe krijues shqiptarë dhe të huaj, duke filluar nga dirigjenti spanjoll Ricardo Casero, regjisorja austriake MadalenaFixenberg, artisti gjerman Aron Kitzig, i cili ka realizuar skenat në video, si dhe në rolet kryesore janë artistët tanë shqiptarë; Zhermoni do të interpretoje nga Ylber Gjini, Violeta nga sopranoja Eva Golemi e cila në kastin e dytë do të dublohet nga sopranoja franceze.

 Më pas do ketë rikthimin e Armando Kllogjerit i cili do të jetë Alfredo në krah të Violetave tona...si dhe do jetë i ftuar tenori italian Giusepe Tomaso me një zë mjaft potent dhe timbër alla Pavarotti! Zhermoni është një nga zërat më potent europian dhe këtë e them me siguri shumë të madhe!",-tha ndër të tjera drejtoresha Çela.

Do jenë dhe dy koreografët, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso të cilët sjellin një koncept të ri, nën drejtimin e regjisores, me një koreografi tërësisht ndryshe.

Kostumet janë të realizuara të gjitha prej Ardi Asllanit dhe bashkë me veshjet e realizuara enkas për këtë vënie në skenë, ky produksion bëhet krejtësisht i ri! 

Në datat 17, 18, 19 dhe 20, publiku mund të shijojë dhe gëzojë dhe të ketë një Brindisi në këtë 60 vjetor të TOB por edhe të vënies për herë të parë në skenë operan La Traviata ku Violeta është interpretuar nga Marie Kraja.

la-traviata-e-re_1_1.jpg

“La Traviata” do të sjellë në skenë, të njëjtën histori shekullore, (por që këtë herë zhvendoset në vitet 1920), atë të kurtizanes që dashurohet me Alfredon, djaloshin me prejardhje nga një familje e pasur. Dashuria e tyre kundërshtohet nga babai i tij, i cili nuk pranon skandalin që kjo lidhje krijon. Kur ai pendohet, do të jetë shumë vonë.

Personazhet kryesore, Violeta dhe Alfredo do të interpretohen nga Eva Golemi dhe sopranoja franceze Perrine Madoeuf, nga Armaldo Kllogjeri dhe italiani Giuseppe Tommaso. Ndërsa në rolin e Giorgio Germontit do të jenë Ylber Gjini dhe Gocha Abuladze. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentët shqiptarë konkurrojnë në Sarajevë: Ja çfarë prezantojnë në "Skills show" dhe si tërhoqën vëmendjen e të gjithëve
Marjana Kondi ka një mesazh për “atë” që e hoqi nga puna: E mirëpres sot në kinema, jam katunare »
Article Logic
Execution time: 0.021235942840576
array(1) { ["section"]=> string(53) "nje-tjeter-la-traviata-60-vjet-pas-marie-krajes-62870" }