Suksesi i shqiptarëve jashtë territorit të vendit çdo ditë e më shumë po rritet, ndërsa kësaj here surpriza tjetër na vjen përsëri nga Italia.
Deborah Xhako quhet vajza e cila ka konkuruar në emisionin e zbulimeve të talenteve në vendin fqinj "The Voice of Italy", ndërkohë që është renditur ndër 5 performancat më të mira të këtij edicioni.
Ajo është prezantuar me këngën ‘River’, ndërsa spikat zëri i saj brilant.
Me sa duket rruga e Deborahs parashikohet të jetë mjaft e ndritur falë talentit të saj, ndërkohë që shqiptarët kanë një arsye më shumë për t’u ndjerë krenarë për origjinën e tyre.