Një urim për "grabitësit shtetërorë" pa maska!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:06 26-10-2016 Një urim për

*Nga Denis Dyrnjaja

Me ankimimin që PD i bëri Ligjit të Vetingut në Gjykatën Kushtetuese zgjoi shpresat e të gjithë pabuksave të politikës dhe drejtêsisë së bashku, në të djathtë e në të majtë, që kanë bërë lekë si skuthë se do të shpëtojnë. Ndërsa Gjykata Kushtetuese ua shndërroi ëndrrën në realitet, duke gjetur mënyŕën ligjore për të atrofizuar ligjin që me gjasê do të pastronte gjyqësorin e më pas edhe poltikën nga të korruptuarit, duke gjetur e  çuar ligjin e Vetingut për intepretim në Komisionin e Venecias. Keqardhje për naivitetin e ambasadorëve që u morën aq shumë dhe besuan aq fort se Shqipëria do të bëjë katarsis. Po si do bënin dhe pranonin e do lejonin polikanë, gjykatës e prokurorë një ligj që i fundos pêr "grabitjet pa maska" që kryejnë çdo ditë dhe prej vitesh me radhê, në forma nga më të ndryshmet?!

Së fundi dy fjalë për popullin. Mos u çudit o popull se edhe në PD edhe në PS e kushdo në politikë, gjykata e prokurori bijtë e tu janë, baballarë e nëna, motrat, vëllezërit e kushërinjtë tanë janë këta që të vjedhin sy për sy çdo ditë, jo vetëm paratë nga xhepat e tu, përmes korrupsionit, por edhe të ardhmen tënde. Urime për këtë fitore të koalicionit të madh politiko-gjyqësor, t'i gëzoni, shijoni e hani me shêndet paratë e grabitura pa maska.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20526504516602
array(1) { ["section"]=> string(49) "nje-urim-per-grabitesit-shteterore-pa-maska-57441" }