Një vendim i djathtë që mbrohet nga e majta

Publikuar tek: analiza-komente, më 15:28 13-02-2015 Një vendim i djathtë që mbrohet nga e majta

Dhënia e parkingjeve në Tiranë me koncension tek një firmë që do detyrojë qytetarët të paguajnë edhe kur e parkojnë makinën poshtë pallateve të tyre, ka shkaktuar “revoltë” tek një pjesë e anëtarëve të majtë të Këshillit Bashkiak.

Nga sa u bë e qartë, kishte një vendim politik të PS dhe PD që të bashkonin votat për të dhënë koncensionin tek një firmë private për 35 vjet. Por ajo që nuk u kuptua mirë, e pasqaruar dhe nga kreu i Këshillit Bashkiak, është fakti nëse anëtarët e këshillit bashkiak të PS, përfaqësojnë të majtën, pra masat, pra qytetarin, apo janë në favor të koncensioneve e mbrojtjes së biznesit, pra në thelb një reformë të djathtë.

Do të ishte ky një debat parimor, vetëm nëse mbetej në emër të parimeve. Por duket se këshilltarët e majtë dhe të djathtë, vetëm tre muaj përpara përfundimit të mandatit të tyre si këshilltarë bashkiakë, i kanë humbur parimet e mbrojtjes së qytetarëve, për ta kaluar këtë në një çështje personale, në mbrojtje të një sipërmarrjeje, që do të gjenerojë të ardhura vetëm për një kompani, e lidhur ngushtë me një prej mediave kryesore në vend, dhe nëpërmjet të cilës rezulton se tremben si Edi Rama, ashtu edhe Lulzim Basha.

Që media si pushtet i katërt ka forcë për të të skuqur a zbardhur faqen, kjo është një gjë që dihet. Por që presioni të arrijë deri aty, sa për hir të interesave të qarta përfitimi biznesi, të cënojë edhe të drejtën e qytetarëve, kjo do të ishte e tepërt.

Çështja e parkingjeve, do të rikthehet të enjten sërish në Këshillin Bashkiak. Një mbledhje e shpejtë, që do të mbahet vetëm për këtë pikë të rendit të ditës, atë të koncensionit. Emergjenca dhe urgjenca e këtij vendimi, ka të bëjë realisht me përfundimin e mandatit të këtij këshilli, madje me marrjen një pjese të tortës, pikërisht në momentin kur qytetarët nuk e kanë mendjen te siguria e parkingjeve, më shumë sesa tek siguria e tyre.

 Në skenarin më “idhnak” të mundshëm, ndoshta do të duhet që ky vendim të kalojë (meqë i kërkon 33 votat). Dhe që nesër, kur socialistë e demokratë të bëjnë fushatë për zgjedhjet vendore, t’u kërkojnë votat qytetarëve që duhet të paguajnë çdo natë mijëra lekë për parkimin e makinave të tyre.  Në këtë situatë ekonomie të varfër, kur qytetarët ankohen se u janë rritur taksat, se buxhetin e kanë brenda familjeve të tyre më të limituar, do të ishte krim t’u shtoje një tjetër barrë fiskale. Padyshim që Dalipi, Basha, Bozdo, Gazheli e gjithë flamurtarët që mbrojnë vendimin, makinat e tyre luksoze i parkojnë në parkingje private që i kanë blerë bashkë me apartamentet. Por në këtë Tiranë, që ngushtohet dita ditës nga betonizimi, tej hapësirave publike, për të gjithë të tjerët, ky do të ishte një vendim i vështirë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049126863479614
array(1) { ["section"]=> string(48) "nje-vendim-i-djathte-qe-mbrohet-nga-e-majta-3237" }