Një vit më parë kjo foto tronditi të gjithë botën, asgjë nuk ka ndryshuar sot

Publikuar tek: bota, më 22:35 02-09-2016 Një vit më parë kjo foto tronditi të gjithë botën, asgjë nuk ka ndryshuar sot

Në mbrëmjen e dy shtatorit të vitit 2015 foto që tregonte trupin e pajetë të Alan Kurdi në brigjet e Turqisë, nisi të shpërndahej masivisht.

Europa prej kohësh po përballej me fluksin e madh të refugjatëve që vinin nga Turqia dhe Afrika Veriore, ndërsa dhjetra njerëz mbyteshin çdo ditë në Mesdhe, por deri më dy shtator askush përtej detit nuk ishte i ndërgjegjshëm për tragjedinë që po ndodhte.

Tre vjeçari sirian nuk arriti të përfundonte më 2 shtator atë që do të ishte udhëtimi i fundit i jetës së tij të shkurtër.  Mediat nga e gjithë bota të nesërmen e tre shtatorit kishin foton e tij e në faqen kryesore dhe bota nisi të kuptojë përmasat e frikshme të një situate kaosi që kishte përfshirë një shtet të tërë.

Megjithatë, një vit më pas, situata është e njejtë. Vdekja e Alan Kurdi nuk shërbeu për të shpëtuar jetët e bashkëmoshatarëve të tij të tjerë që vazhdojnë të vriten nga bombat e diktatorit Assad dhe terroristëve që kanë marrë në kontroll një pjesë të Sirisë.

Lufta vazhdon të prodhojë Alan të tjerë dhe situata për Sirinë duket e pashpresë.

Lexo edhe: Pamje që të vrasin, djaloshi në Siri nuk përpëlitet nga lënda djegëse mbi trupin e tij

MAC37_KURDISH_BOY_POST.jpg

_85366006_afp_body.jpg

Moments_of_Mourn_For_Alan_Kurdi_DI_September_2015.jpg

_85375348_85375347.jpg

aylan-kurdi-1-2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15795707702637
array(1) { ["section"]=> string(82) "nje-vit-me-pare-kjo-foto-tronditi-te-gjithe-boten-asgje-nuk-ka-ndryshuar-sot-51715" }