Një vit nga ikja e Françesk Radit, Tefta me një mesazh për të gjithë miqtë e tij

Publikuar tek: kulture-art, më 20:47 02-04-2018 Një vit nga ikja e Françesk Radit, Tefta me një mesazh për të gjithë miqtë e tij Françesk dhe Tefta Radi

Nesër mbushet një vit që nga ndarja nga jeta e këngëtari të mirënjohur shqiptar, Françesk Radi si pasojë e një hemoragjie cerebrale, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Tefta ka vendosur t’u japë një mesazh të gjithë miqve të tij.

Me anë të një lajmërimi, Tefta ka ftuar të gjithë ata që e ndjejnë, t’i bashkohen shfaqes së dokumentarin “Jetë e trazuar”, në memorial të Françesk Radit.

Tefta Radi njofton se filmi i shkurtër do të shfaqet pasditen e nesërme në kinema Millenium në kryeqytet, ndërsa është vendosur që në orën 9 të paradites të përurohet busti i këngëtarit.

MESAZHI I PLOTË:

Nje vit lamtumire Franko!

Miq te Frankos, shoke , kolege e familjare ,te gjithe ju qe e keni ndjere mugesen e pranise se tij, zerit, tingujve, kitares, ju ftojme te marten ne daten 03 Prill ne oren oren 17.00 ne ambientet e kinema Millenium do te trasmetohet dokumentari “ Jete e trazuar “ per te ndjekur rrugetimin e nje endrre qe edhe pse e prere tingelloj gjate.

Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau , e kush qau nuk I tha dot lamtumire, por thjesht mirupafshim Mik. Askush nuk vdes ne kete jete kur jeton ne zemer e melodi.

Me respekt Tefta Radi!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Të presim mbasi të PPP vetë ai”, Robert Ndrenika ironizon Ramën për Teatrin: Të paktën të na lërë të qetë
»
Article Logic
Execution time: 0.023002862930298
array(1) { ["section"]=> string(86) "nje-vit-nga-ikja-e-francesk-radit-tefta-me-nje-mesazh-per-te-gjithe-miqte-e-tij-115455" }