Një vit pa Vaçe Zelën

Publikuar tek: kulture-art, më 13:09 06-02-2015 Një vit pa Vaçe Zelën

Një vit pa "Zërin e Artë të Shqipërisë", "Ikonën e Shenjtë të Këngës Shqiptare", "Mbretëreshën e Këngës Shqiptare", e sa e sa tituj-epitete që identifikojnë Vaçen tonë.

Ajo është zëri i papërsëritshëm që ngrohu zemrat e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Edhe pse hoqi dorë nga skena më herët se çdo donim (në vitin 1992), Vaçe Zela ka fituar plot 12 çmime të para në festival dhe mundi të memorizohej e mitizohej në mendjen e çdokujt.  Sot, mjafton të dëgjojmë një tingull nga zëri i saj dhe të gjithë e dimë se është ajo...Vaçja jonë.

Vaçja morri urdhrin  "Nderi i Kombit" nga presidenti Bamir Topi me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”. Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Tashmë , edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

Talenti i Vaçe Zelës u zbulua në Lushnjën e vogël por u lartësua e brendësua në mbarë shqiptarinë e madhe!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TKE “Kujtim Spahivogli” shpall fituesit e fazës së parë të projektit “Punishtja e dramës shqipe”
Mbretëresha e Anglisë, sot 63 vite në fron, do thyejë rekordin e Victorias »
Article Logic
Execution time: 0.019936084747314
array(1) { ["section"]=> string(26) "nje-vit-pa-vace-zelen-2526" }