Një zbulim i madh që mund të ndihmojë në rindërtimin e gjuhës etruske

Publikuar tek: kulture-art, më 15:14 31-03-2016 Një zbulim i madh që mund të ndihmojë në rindërtimin e gjuhës etruske

Një gur 2,500 vjeçar mund të ndihmojë historianët të hedhin dritë mbi një nga qytetërimet e lashta që dihet shumë pak, atë të etruskëve.

Guri që peshon 227 kilogram dhe është pak më shumë se një metër i lartë, u zbulua nga studiuesit e Projektit Arkeologjik Lëndina Mugello, në zonën e Poggio Collas të Toskanës. Guri me mbishkrime ishte pjesë e një tempulli të shenjtë që 2,500 vite më parë u shemb për të ndërtuar një tempull më të madh.

E fshehur për më shumë se 2 mijë vjet, guri është në gjendje optimale, pëeveç një vendi të vogël ku është prekur nga zjarri. Ai përmban 70 shkronja të lexueshme dhe shenja pikësimi, karakteristika që e bëjnë atë shkrimin etrusk më të gjatë të zbuluar deri tani, raporon Newsbomb.al.

113641287-a57402d2-928a-4007-b1ae-b05ac89b628a.jpg

Shkencëtarët janë të sigurt se fjalët dhe konceptet e shprehura në gur janë një dëshmi e rrallë e këtij qytetërimi rreth të cilit dihet shumë pak. Guri mund të zbulojë njohuri të mëtejshme mbi besimin etrusk dhe emrat e hyjnive të tyre. Përkthimi do të bëhet nga Universiteti Amherst i Massachusetts.

113641212-7ed36d7d-8f08-45f6-ad07-c3175432a665.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Betejë e kryqezuar në The Voice of Albania, formulë e re gare për 8 më të mirët e mbetur
Vdes “Mbretëresha e harkut”, arkitektja me famë botërore Zaha Hadid »
Article Logic
Execution time: 0.018184900283813
array(1) { ["section"]=> string(75) "nje-zbulim-i-madh-qe-mund-te-ndihmoje-ne-rindertimin-e-gjuhes-etruske-36515" }