Njerëzit dembel shpesh janë punonjësit më të mirë

Publikuar tek: bota, më 19:12 01-07-2015 Njerëzit dembel shpesh janë punonjësit më të mirë

Në pamje të parë, punonjësit dembel mund të duken si më të këqinjtë për të mbaruar një punë, por mesa duket nuk është edhe aq e vërtetë.

Janë pikërisht punonjëst dembel ata që i njohin rrugët e shkurtra, efiçencat dhe se si të eleminojmë problemet duke i bërë gjërat të ecin mirë dhe duke kursyer kohë.

Kur ata duken se janë të papunë, ata mund të kenë gjetur një mënyrë shumë më të lehtë për të bërë gjërat, ose ata thjeshtë mund të kenë aftësi shumë më të zhvilluara se të tjerët.

Kur duken se janë të mërzitur, mund të jenë zhytur thellë në mendime. Caktojini detyra me rëndësi dhe domethënie për ta.

Kur duken të hutuar, thjeshtë mund të mos kenë gjetur shumë zhvillime me interes për ti mbajtur të angazhuar. Besonjuni projekte që kërkojnë angazhim të shpejtë.

Kur duken të ngadaltë në lëvizje, jepuni mundësinë të gjejnë mënyra për të qenë më produktivë në një periudhë të shkurtër kohe në fusha të tjera.

Nëse doni të merrni më të mirën prej punonjësve dembelë, nuk bëhet fjalë për ata që nuk i përmbushin standartet, mos u armiqësoni me ta por  sfidojini, shpërqëndrojini dhe verini në punë. Nëse keni një punë të vështirë për të bërë, caktojani atë një punonjësi dembel dhe shikoni se si do të gjejnë rrugën më të thejshtë për ta bërë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015359163284302
array(1) { ["section"]=> string(55) "njerezit-dembel-shpesh-jane-punonjesit-me-te-mire-15112" }