Njeriu i “Vajzës së Valëve” ende gjallë e në jetë, spektakël dhe lot nga Himara (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:44 18-03-2017

vajz.jpg

Ndonëse 91 vjeç e pesha e viteve i rëndon mbi supe njeriu i “Vajzës së Valëve” i gjallë e plot jetë dhuron emocione të papërsëritshme.

Ështe i papërsëritshmi Dhimitër Varfri, autori i tekstit të këngës aq të dashur së vajzës së valëve e që sipas gojëdhënës popullore ishte nje jetime e cila e mori burrin me dashuri. Për shkak të kushteve të këqija ekonomike, burri i saj emigron jashte shtetit. Ajo gjithnjë shkonte në breg të detit dhe priste se mos ai do vinte dhe duke e pritur vdes nga marazi.

E pikërisht këtë këngë e kanë kënduar sot mes zhurmës së valëve në bregdet, Grupi Politfonik i Himarës me të madhin Dhimitër Varfri, shpallur më herët qytetar nderi nga Bashkia e Himarës. Mjeshtri i polifonisë, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore flet shumë pak, por emocionet që përcjell ai në këtë video që ka bërë shumë të pranishëm të përloten, thonë shumë.

Teksti i “Vajzës së Valëve”:

“Vajzë e valave Zëmra s'ja mban. Mbi një gur anës detit Qan e zeza, qan e mjera, qan e zeza qan. Pret atë që pret Dhe një dhëmbje ndjen. Gjithë bota ven e vijnë Por ai nuk vjen e mjera, por ai nuk vjen. Pranvera arrin Një mëngjes të qetë Shkojn e vijnë dallandyshet Vajza ju thërret e mjera, vajza ju thërret. Ju te bukur zogj Te ju kam një shpresë. Ju që shkoni det e male Dua t'u pyes e mjera, dua t'u pyes. Mos e patë ju? Rron apo nuk rron? Ndonjë fjal a ndonjë leter Vallë a na kujton e mjera Vallë a na kujton. Një jetime jam Pa nënë e pa babë. Një që kisha një që doja Iku dhe më la e mjera Iku dhe më la. Vajzë e valëve Thosh i mjeri djalë: Merre këtë letrë e qamë Tjetër botë më pret e mjera Tjetër botë më pret”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ismail Kadare nominohet për çmimin ‘Man Booker’
“Pushtohet” Himara, arti dhe poezia mbledhin artistët më në zë të bregdetit jonian (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0083739757537842
array(1) { ["section"]=> string(88) "njeriu-i-vajzes-se-valeve-ende-gjalle-e-ne-jete-spektakel-dhe-lot-nga-himara-video-72349" }