Njeriu i “Vajzës së Valëve” jep spektakël dhe lot nga Himara

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:49 19-03-2017 Njeriu i “Vajzës së Valëve” jep spektakël dhe lot nga Himara

Ndonëse 91 vjeç e pesha e viteve i rëndon mbi supe njeriu i “Vajzës së Valëve” i gjallë e plot jetë dhuron emocione të papërsëritshme.

Është i papërsëritshmi Dhimitër Varfri, autori i tekstit të këngës aq të dashur së vajzës së valëve e që sipas gojëdhënës popullore ishte nje jetime e cila e mori burrin me dashuri. Për shkak të kushteve të këqija ekonomike, burri i saj emigron jashte shtetit. Ajo gjithnjë shkonte në breg të detit dhe priste se mos ai do vinte dhe duke e pritur vdes nga marazi.

E pikërisht këtë këngë e kanë kënduar dje mes zhurmës së valëve në bregdet, Grupi Politfonik i Himarës me të madhin Dhimitër Varfri, shpallur më herët qytetar nderi nga Bashkia e Himarës. 

Mjeshtri i polifonisë, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore flet shumë pak, por emocionet që përcjell teksa këndon ka bërë shumë të pranishëm të përloten.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ismail Kadare nominohet për çmimin ‘Man Booker’
Aksion i madh te vila e kryeministrit Rama në Surrel. Çfarë po ndodh? »
Article Logic
Execution time: 0.024286031723022
array(1) { ["section"]=> string(64) "njeriu-i-vajzes-se-valeve-jep-spektakel-dhe-lot-nga-himara-72400" }