“Njeriu që nuk pa një ditë të bardhë”, Behar Gjoka shkruan për ikjen e Kasem Trebeshinës: Beteja e tij në kohën kur të gjithë spiunonin

Publikuar tek: kulture-art, më 16:46 07-11-2017 “Njeriu që nuk pa një ditë të bardhë”, Behar Gjoka shkruan për ikjen e Kasem Trebeshinës: Beteja e tij në kohën kur të gjithë spiunonin

Ditën e djeshme u nda nga jeta shkrimtari Kasëm Trebeshina në moshën 91 vjeçare. Trupi i tij u soll sot nga Ankaraja në Shqipëri ku iu dha lamtumira e fundit.

Sakaq shkrimtari Behar Gjoka shkruan një letër të shkurtër lamtumire për njeriun që siç thotë ai, “nuk pa një ditë të bardhë”.

E PLOTË NGA BEHAR GJOKA:

Ndërroi jetë Kasëm Trebeshina

Në moshën 91 vjeç shuhet shkrimtari Kasëm Trebeshina. Njeriu që nuk pa një ditë të bardhë, në jetën e shtrirë në dy shekuj.

Pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, ndonëse me komunizmin u vë në luftë të ashpër. Jeta e tij ishte një betejë me botën e mashtrimit, me hipokrizinë e kohës ku të gjithë spiunonin, e prandaj dënohet disa herë duke bërë 17 vite burgim e vite të tëra persekutim. Letërsia qe atdheu i Trebeshinës, me të gjithë kuptimin e fjalës.

 Ai shkëlqeu në të gjitha gjinitë dhe zhanret letrare, në poezi, prozë, dramatikë. Pena magjike e Trebeshinës endi me mijëra faqe letërsisë të përkorë, ndonëse ende vijon që të mbetet, Ajsbergu i letrave shqipe, sepse pjesa e dërrmuese e veprës letrare vijon të mbetet në sirtar. Nga pjesa e botuar, tekstet të tilla, si Kënga Shqiptare, Odin Mondvalsen,

Tregtari i skeleteve, Çezari niset për luftë, Trebeshina ka endur surrealizmin. Në dramaturgji, për vlerat e shumëfishta, Trebeshina, mbetet Shekspiri i letrave shqipe. Nëse në gjallje nuk e kuptuam, madje e përgojuam, tani në amshim, kemi shansin të lexojmë universin letrar të Trebeshinës. Fati i shkrimtarëve të mëdhenj, është i njëjtë, nuk kupotohen nga bashkëkohësit, sepse vepra e tyre, pra vepra e Trebeshinës i përkon gjithkohësisë…Paqe mjeshtër, në amshim

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimet Kult 2017, kush janë 60 artistët e nominuar
Deklarata shokuese, Diva e kinemasë greke: Unë jam shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.004127025604248
array(1) { ["section"]=> string(137) "njeriu-qe-nuk-pa-nje-dite-te-bardhe-behar-gjoka-shkruan-per-ikjen-e-kasem-trebeshines-beteja-e-tij-ne-kohen-kur-te-gjithe-spiunonin-98699" }