Njihen online, biznesmeni i jep 180 mijë Paund, më pas zbulon se është e martuar

Publikuar tek: bota, më 20:35 11-02-2019 Njihen online, biznesmeni i jep 180 mijë Paund, më pas zbulon se është e martuar

Një biznesmen anglez në fushën e hidrokarbureve i kishte dhuruar 180 mijë Paund një gruaje 37-vjeçare me të cilën ishte njohur në aplikacionin ‘Tinder’.

Marcel Kooter 57 vjeç  e donte 37-vjeçaren dhe për këtë arsye i kishte transferuar në llogari shumën e parave.

Ata u njohën në Shkurt të vitit 2017, por tani 57-vjeçari ka fituar gjyqin për t’i marrë mbrapsht paratë që i kishte dhënë 37-vjeçares së quajtur Manuela Radeva.

Ai kishte zbuluar se ajo ishte martuar me një burrë tjetër vetëm pak javë përpara se të takoheshin.

Në Gjykatë, 37-vjeçarja me origjinë nga Bullgaria pranoi se kishte qenë e martuar, por shtoi se me bashkëshortin është ndarë në mënyrë miqësore dhe jo me dokumente dhe e konsideronte veten beqare. Sa i përket profesionit, 37-vjeçarja i tha gjykatës se nuk kishte bërë asnjë veprim që biznesmeni të nënkuptonte se ajo është investitore, por theksoi se këtë fushë e ka vetëm pasion.

Ndërkohë Marcel Kooter tha se kishte shpenzuar mijëra Paund për t’i blerë dhurata 37-vjeçares.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026614904403687
array(1) { ["section"]=> string(85) "njihen-online-biznesmeni-i-jep-180-mije-paund-me-pas-zbulon-se-eshte-e-martuar-152416" }