Njihni heronjtë e shtegtimit dimëror që vijnë nga fshatrat e thellë me 650 kokë dele për t’i shtegëtuar në zonat fushore

Publikuar tek: kulture-art, më 17:49 16-11-2016 Njihni heronjtë e shtegtimit dimëror që vijnë nga fshatrat e thellë me 650 kokë dele për t’i shtegëtuar në zonat fushore

Vijnë nga fshati Çaj i Kukësit me plot 650 kokë dele, për t'i shtegtuar për dimërim në zonën fushore të Shkodrës. Janë djem të rinj, çobanë të mirë që e trashëgojne zanatin e moçëm të etërve dhe gjyshërve. Me fytyrën e rreshkur nga të nxehtit e verës dhe të acartin e dimrave, ata kanë një fizik antropologjik të koracuar deri në palcë, që as rrugës së largët dhe motit të ligësht nuk duan t'ía dijnë.

I hasim rastësisht në kalim të Rubikut, teksa bëjnë kujdes ecjes së rrugës së asfalt, përmes makinave, ndërkohe që post tyre, "heronjtë e heshtur", janë dhe qentë (racë Lume) që duket sikur i ruajnë delet nga e keqja edhe rrugës në shtegëtim. Më pas vjen prapavija me mushkat, ku bartin ushqime të nevojshme për vete dhe qentë, si dhe rroba e teshje fjetjeje kur i zë nata në udhen e largët.

Dikur kam parë vetëm mosha më të thyera, tani shoh të rinj, dhe kjo ta ngroh shpirtin, djem të fortë e të edukuar, që trashëgojnë zanatin e motmotit.
Them me vete: nuk është thjesht një pamje ekzotike, kjo është Shqipëria e punës, Shqipëria që duam! / Gjergj Marku

dele1.jpg

dele2.jpg

dele3.jpg

dele4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Sofra Tironse”, tiranasit rrebelohen ndaj organizatorëve: Duhet me qenë batakçi me na ftu…
Çifti gazetar nga Shkodra do t’ju surprizojnë, s’janë vetëm të penës…por kanë edhe një rol tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.024585008621216
array(1) { ["section"]=> string(126) "njihni-heronjte-e-shtegtimit-dimeror-qe-vijne-nga-fshatrat-e-thelle-me-650-koke-dele-per-t-i-shtegetuar-ne-zonat-fushore-59717" }