Njihuni me dy personazhet më aktivë të Superligës në “facebook” dhe “instagram”

Publikuar tek: sport, më 22:42 23-09-2016 Njihuni me dy personazhet më aktivë të Superligës në “facebook” dhe “instagram”

Në botën e sportit të gjithë janë aktivë, por në rrjetet sociale futbollistët dhe trajnerët janë të rrallë që të postojnë. Por, dy prej tyre në Kategorinë Superiore janë ndryshe, ndoshta janë më aktivë se vet futbollistët që kanë në ekipet përkatëse.

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ky i fundit është aktiv me postime, komente dhe pëlqime në “facebook”, por edhe në “instagram”. Ai shihet të dialogojë me shumë njerëz të fushës së sportit dhe jo vetëm, ku shpeshherë është bërë dhe objekt për faqet e shtypit të shkruar.

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, është mëse aktiv në “facebook” dhe “instagram”. Në të dy rrjetet sociale Ernest Gjoka shihet të postojë pothuajse përditë foto të ndryshme apo dhe skemat, taktikat e fundit. Sa i përket debatit, nuk është se e preferon shpesh, por komenton tek-tuk atje ku i zë syri diçka “të keqe” për skuadrën e tij…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ukraina zgjedh shtetin ku do të luaj ndeshjen kundër Kosovës
Trashëgimtari i ish-kapitenit feston ditëlindjen e parë, dedikim special i Lorik Canës për Boikenin e vogël »
Article Logic
Execution time: 0.041277885437012
array(1) { ["section"]=> string(81) "njihuni-me-dy-personazhet-me-aktive-te-superliges-ne-facebook-dhe-instagram-53935" }