Njihuni me Miçon, vogëlushin e veçantë që çoi ministren e Arsimit sot në Gjirokastër (PREMTIMI PUBLIK I NIKOLLËS)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:52 11-09-2017 Njihuni me Miçon, vogëlushin e veçantë që çoi ministren e Arsimit sot në Gjirokastër (PREMTIMI PUBLIK I NIKOLLËS)

Ky djalë quhet Miço, është nga Gjirokastra. Për të ka shkruar vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Askush ndoshta nuk mund ta marrë me mend se pse ministrja ka zgjedhur fotografinë e Miços për të uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Miço vuan nga sindroma Down, dhe prindërit e tij u divorcuan. Miço, pas largimit të të atit, jeton vetëm me nënën e tij. Por nuk e afronin në shoqëri, nuk e afronin as në parashkollor.

Ndaj, Lindita Nikolla mori angazhim në një nga emisionet e televizioneve publike në vend se do të kujdesej për vogëlushin që të shkonte në shkollë.

Dhe sot, ai, me një mësues kujdestar më vete, ka filluar klasën e parë në shkollën 9 vjecare “Urani Rumbo” në Gjirokastër.

Me një tufë lule në dorë dhe me urimin e ministres së Arsimit, Miço, edhe pse vuan nga sindroma Doën, nuk do të ndahet nga shokët e tjerë të klasës. Veçse me një përkujdesje më të vecantë.

Në Shqipëri ka shumë fëmijë që vuajnë nga sindroma Down, pavarësisht se bëhen përpjekje për integrimin e tyre në shoqëri, nëpërmjet organizatave të ndryshme, është shumë e vështirë. Ndoshta ky do të jetë rasti për një politikë më sociale karshi fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

mico1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05060601234436
array(1) { ["section"]=> string(116) "njihuni-me-micon-vogelushin-e-vecante-qe-coi-ministren-e-arsimit-sot-ne-gjirokaster-premtimi-publik-i-nikolles-91926" }