Njihuni me sportin Brazilian që po merr një zhvillim të madh në Shqipëri

Publikuar tek: sport, më 14:41 01-11-2018 Njihuni me sportin Brazilian që po merr një zhvillim të madh në Shqipëri

Vitet e fundit në Shqipëri po hyjnë një larmi sportesh nga ata më të njohurit botërisht, deri tek ata më pak të njohur të cilët praktikohen vetëm në disa shtete. Një nga sportet më të reja në vendin tonë është edhe JIU JITSU.

Në një intervistë për emisionin Adrenalinë në IN TV, trajneri Xhaferri na tregoi shumë detaje rreth këtij sporti. “JIU JITSU është një sport me prejardhje nga Japonia. Ky sport lindi për të mundur kundërshtarin pa përdorur armë. Nga japonia, ishin brazilianët ata që e morën këtë sport dhe e zhvilluan më tej dhe që më pas u zhvillua në shumë vende të botës deri kur mbërriti në vendin tonë” tha Xhaferri për IN Tv.

“Problemi është se ky sport nuk ka asnjë lloj financimi nga ana shtetit dhe tani për tani nuk ka as federatë për këtë sport, por që mendojmë ta krijojmë së shpejti. Financimet janë gjithmonë nga ana personale e jona ose e nxënësve që duan ta ndjekin” –shtoi më tej trajneri i JIU JITSU.

Sipas Xhaferrit, JIU JITSU nuk është një sport i lehtë dhe nuk mund bëhesh një jiu jitsu për një muaj. Kjo është vështirësia e këtij sporti pasi personat që duan ta praktikojnë nuk shohin rritje menjëherë. Por personat që kalojnë këtë fazë atëher ky sport bëhet pjesë e jotja.

Bruno Xhaferri është fitues i shumë çmimeve ky më kryesorët janë: kampion xhudo për Shqipërinë dhe JUI JISTU kampion Europe në vitin 2016. Siç ndodh shpesh me sportistës shqiptarë edhe trajneri Xhaferri nuk ka përfituar shpërblime financiare edhe pse ka dalë kampion Shqipërie dhe Europe. Kjo është një histori e vjetër ku shumë sportistë edhe pse arrijnë nivele të larta kombëtare dhe ndërkombëtare nuk u jepet asnjë shpërblim pr vetëm por vetëm pasioni për sportin i bën që të vazhdojnë përpara.

LINKU NË http://www.intv.al/njihuni-me-sportin-brazilian-qe-po-merr-nje-zhvillim-te-madh-ne-shqiperi-personat-qe-merren-me-kete-sport-u-behet-video-77285?fbclid=IwAR28RNvsAa2Jj5iDdQbev4n3an8eJ49RM5lmdeB1PXfGt0-FewP3ySuN5w8

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « '1 grek më pak, 1 bastard më pak', FSHF dënon Partizanin për banderolën raciste
Shuhet 'ëndrra' europiane, UEFA nuk ia beson sërish finalen Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.0046651363372803
array(1) { ["section"]=> string(79) "njihuni-me-sportin-brazilian-qe-po-merr-nje-zhvillim-te-madh-ne-shqiperi-139876" }