Njihuni me vogëlushen SHQIPTARE, 8-vjeçarja që po pushton LONDREN si GJIMNASTE, kërcimet e saj MAHNISIN jurinë (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 13:36 25-02-2018 Njihuni me vogëlushen SHQIPTARE, 8-vjeçarja që po pushton LONDREN si GJIMNASTE, kërcimet e saj MAHNISIN jurinë (VIDEO)

Lysandra Shahini është vetëm 8 vjeç. Një shqiptare që po shkëlqen në Londër.

Dhe nuk është pak për një vajzë si ajo. E lindur në Britaninë e Madhe, me prindër babain shqiptar dhe nënën franceze, vajza ka fituar zemrat e britanikëve me performancën, elegancën dhe bukurinë e shkëlqimin prej gjimnasteje. Sot, Lysandra ka fituar Medaljen e Argjentë në London Rythmic Gymnastics championship, raporton newsport.al.

Aktiviteti është zhvilluar ditën e sotme sipas njoftimit të dhënë nga vetë komiteti organizator dhe u mbajt në Universitetin e East London SportsDock. “Qëllimi është të mblidhen së bashku të gjitha klubet në Londër për të demonstruar dhe për të ndarë të bukurën dhe elegancën, dhe për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti në këtë rajon por edhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Komitetit organizator.

Eshtë halla e Lysandrës, Anila, që jep lajmin e gëzuar për suksesin e vogëlushes.

“Nga suksesi në sukses. Lysandra Shahini merr medaljen e Argjendë në London Rythmic Gymnanstics Championship . Krenari familjare por dhe kombëtare së shpejti” thotë Anila për newsport.al. Lysandra, është vajza e Leonard Shahini dhe është rezidente në Londër. E duket se nga viti në vit, vajza e vogël shqiptare po shkëlqen me kërcimin dhe talentin e saj në Gjimnastikë. Vitin e kaluar, ka marrë vendin e tretë në këtë kompeticion, e këtë vit, është vlerësuar në vendin e dytë, raporton newsport.al.

Kërcimet e saj kanë mahnitur jurinë, ndërkohë që performanca e vogëlushes shqiptare është vlerësuar nga profesorët. Nuk është e largët dita që do të kemi një talente edhe në Gjimnastikë.

vajza.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OLSI RAMA si kryeministri, harron Partizanin dhe injoron INTERIN: Ja dashuria ime
Shtyhet ndeshja në Serie A, ja çfarë ka ndodhur (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0041282176971436
array(1) { ["section"]=> string(121) "njihuni-me-vogelushen-shqiptare-8-vjecarja-qe-po-pushton-londren-si-gjimnaste-kercimet-e-saj-mahnisin-jurine-video-111413" }