Njoftim i rëndësishëm nga Drejtoria e Tatimeve: Ndyshime në kategorinë e sigurimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 14:02 20-05-2017 Njoftim i rëndësishëm nga Drejtoria e Tatimeve: Ndyshime në kategorinë e sigurimeve

Drejtoria e Tatimeve ka bërë një lajmërim të rëndësishëm përsa i përket ndryshimeve  në kategorinë e sigurimeve “I vetëpunësuar i vetëm”.

Në një njoftim publik, DPT lajmëron tatimpaguesit që të përditësojnë të dhënat e tyre, shkruan newsbomb.al

Njoftimi nga Drejtoria e Tatimeve:

Njoftim për ndryshimin e kategorisë së sigurimeve “I vetëpunësuar i vetëm”

Të nderuar tatimpagues!

Ju rikujtojmë detyrimit tuaj ligjor për të përditësuar të dhënat e regjistrimit, bazuar në nenin 43 të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, si dhe pika 43.2.1 e udhëzimit nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar.

Për të bërë të mundur deklarimin brenda afatit të marrjes në punë apo largimit të çdo punonjësi nëpërmjet formularit ESIG 027, çdo tatimpagues i biznesit të vogël, i cili ka si kategori të kontibuteve të sigurimeve shoqërore “I vetëpunësuar i vetëm”, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Shërbimit në Drejtorinë Rajonale tatimore ku është i regjistruar, për ta ndryshuar atë, në “I vetëpunësuar me punëmarrës”.

 Pas aplikimit të tatimpaguesit, Administrata Tatimore do të reflektojë ndryshimin në sistemin e administrimit tatimor.

Ju faleminderit! /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19195294380188
array(1) { ["section"]=> string(88) "njoftim-i-rendesishem-nga-drejtoria-e-tatimeve-ndyshime-ne-kategorine-e-sigurimeve-79330" }