Njoftim special për ligjëratën speciale të Erion Veliajt

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:54 05-03-2015 Njoftim special për ligjëratën speciale të Erion Veliajt

“Ligjëratë speciale”, kështu e ka quajtur ministri Erion Veliaj fjalën që do të mbajë para studentëvë të Universitetit AAB në Prishtinë. Ky ka qenë një njoftim po kaq special që ka ardhur në redaksinë e newsbomb.al nga ministria e Veliajt.

'Kjo ligjëratë speciale do të mbahet më 6 mars (të premten) në orën 13:00 në amfiteatrin e Prishtinës", thuhet në njoftim.

Ministri Veliaj nuk bën me dije se ku qëndron specialiteti i kësaj ligjërate por i fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.

Jemi gjithë sy e veshë për të parë e dëgjuar se ç'do të na thotë ministri Veliaj nesër nga Prishtina.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029514074325562
array(1) { ["section"]=> string(61) "njoftim-special-per-ligjeraten-speciale-te-erion-veliajt-5047" }