Njoftimi i FSHF-së, e vetmja ndeshje e Shqipërisë në ‘Euro2016’ që mund të blihen ende bileta

Publikuar tek: sport, më 18:27 16-03-2016 Njoftimi i FSHF-së, e vetmja ndeshje e Shqipërisë në ‘Euro2016’ që mund të blihen ende bileta

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar tifozët se kanë mundësi që të aplikojnë dhe të marrin bileta, për ndeshjen e tretë të kombëtares tonë në Europianin Francë 2016.

Bëhet fjalë për ndeshjen e datës 19 qershor, që skuadra jonë do të luajë në grupin e saj, kundër Rumanisë në Lion. Duke qenë edhe ndeshja e fundit në grup ajo mund të rezultojë përcaktuese për skuadrën tonë kombëtare.

Ata që dëshirojnë të pajisen me bileta për këtë ndeshje, mund të aplikojnë në faqen zyrtare të UEFA-s, në portalin e biletave në adresën: http://www.uefa.com/uefaeuro/ticketing/index.html

Biletat që janë në dispozicion i përkasin kategorisë së parë dhe të dytë të stadiumit, ku edhe çmimet janë më të larta. Sa i përket kategorisë 3 dhe 4, ato janë shitur të gjitha.

Ndërkohë, ndeshje të tjera të fazës së grupeve ku ka ende bileta në shitje dhe mund të aplikohet nga Shqipëria, janë ato mes Francës dhe Rumanisë dhe Rusisë me Sllovakinë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus eleminohet me kokën lart, kualifikim i thjeshtë për Barcelonën
“Loro Boriçi” nuk është gati për 29 marsin, vijojnë punimet »
Article Logic
Execution time: 0.02159309387207
array(1) { ["section"]=> string(96) "njoftimi-i-fshf-se-e-vetmja-ndeshje-e-shqiperise-ne-euro2016-qe-mund-te-blihen-ende-bileta-35272" }