Njoftimi I RËNDËSISHËM nga Tatimet: Drejtohuni te Qendra Kombëtare e Biznesit dhe kryeni këtë veprim

Publikuar tek: ekonomi, më 09:45 06-07-2018 Njoftimi I RËNDËSISHËM nga Tatimet: Drejtohuni te Qendra Kombëtare e Biznesit dhe kryeni këtë veprim Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton tatimpaguesit që të bëjnë përditësimin e të dhënave të aktivitetit ekonomik që ushtojnë.

Është e rëndësishme që këto të dhëna të jenë sa më të sakta, pasi vetëm në këtë mënyrë përjashtohet mundësia që të përzgjidheni gabimisht nga analiza e riskut. Administrata Tatimore, përdor analizën e riskut për të identifikuar tatimpaguesit e parregullt, duke i bërë ata në këtë mënyrë objekt të kontrolleve të thelluara tatimore. Kjo shoqërohet me kosto, jo vetëm për administratën, por edhe për vetë tatimpaguesit.

DPT, sjellë në vëmendje, se çdo përpjekje për të përmbushur vullnetarisht detyrimet ligjore, sa i takon deklarimit dhe pagesës në kohën e duhur, i klasifikon tatimpaguesit si të rregullt dhe nuk i bën ata objekt të kontrolleve të thelluara tatimore.

Tatimpaguesit, duhet t'i drejtohen Qendrës Kombëtare të Biznesit për të bërë përditësimin e aktivitetit të tyre ekonomik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Më dobët se gjithë rajoni, në 7 vite Shqipëria hapi 28 mijë vende puna, Maqedonia 103 mijë
»
Article Logic
Execution time: 0.0046968460083008
array(1) { ["section"]=> string(106) "njoftimi-i-rendesishem-nga-tatimet-drejtohuni-te-qendra-kombetare-e-biznesit-dhe-kryeni-kete-veprim-126954" }