Njohja e Kosovës, këshilltari i Presidentit Thaçi tregon kushtin e Serbisë

Publikuar tek: rajon, më 22:22 09-01-2019 Njohja e Kosovës, këshilltari i Presidentit Thaçi tregon kushtin e Serbisë Blerim Shala

Blerim Shala, këshilltari politik i Presidentit Hashim Thaçi është shprehur se kushti i Serbisë për njohjen e Kosovës është shkëmbimi i një pjese të territorit.

I ftuar në emisionin Pressing në televizionin T7, Shala deklaroi se Serbia e ka kushtëzuar njohjen e Kosovës me marrjen e një pjese të territorit, edhe pse një kërkesë e tillë sipas tij nuk është bërë zyrtarisht.
 
'Por, aludimet janë të qarta', është shprehur ai, duke iu referuar deklaratave publike të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa ka vënë në dukje se nga diskursi i tij, kërkohet që një pjesë e Kosovës të bëhet pjesë e Serbisë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet rrjeti i KOKAINËS: Pranga kreut SHQIPTAR të grupit, kapen sasi të mëdha droge (Detaje)
Jo Haradinaj, zbulohet kush e vendosi taksën 100% për Serbinë »
Article Logic
Execution time: 0.0049910545349121
array(1) { ["section"]=> string(80) "njohja-e-kosoves-keshilltari-i-presidentit-thaci-tregon-kushtin-e-serbise-148163" }