Njohja e shtetësisë, Daçiç: Detyra ime është të punoj kundër Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 21:03 24-05-2019 Njohja e shtetësisë, Daçiç: Detyra ime është të punoj kundër Kosovës Ministri i Jashtem serb, Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, nëpërmjet një deklarata ka thënë se puna e tij është të lobojë kundër Kosovës gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë që faktori ndërkombëtar është duke kërkuar që pala serbe dhe kosovare të ulen në tryezën e negociatave, ministri i jashtëm serb, Daçiç tregon se synimi kryesor i Serbisë, është që askush të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

‘Do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime’, ka deklaruar Ivica Daçiç. Këto deklarata kryediplomati serb i thotë kur ndërkohë procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka ngecur në vendnumëro.

Sipas Daçiç, Serbia po tregohet e suksesshme në bindjen e shteteve të tjera që ta tërheqin njohjen e Kosovës. Ministrii Jashtëm serb gjatë deklaratës përmendi edhe vizitën e fundit në Afrikë, ku siç tha, ka njoftuar 7 vende afrikane në lidhje me situatën në Kosovë.

‘Afrika ka një rëndësi të veçantë për ne, e kjo për faktin se ka 53 vende anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara’, tha Daçiç.

Ministri serb thotë se e mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian, por shton se ruajtja e integritetit territorial është po ashtu një interes strategjik i Beogradit.

Kujtojmë se pavarësinë e Kosovës që prej se ajo u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008, e kanë njohur 116 vende të botës. Sipas autoriteteve serbe nga ky numër njohjesh deri më tani 13 shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023758172988892
array(1) { ["section"]=> string(73) "njohja-e-shtetesise-dacic-detyra-ime-eshte-te-punoj-kunder-kosoves-165590" }