Njolla vaji në rroba? Ja si t’i hiqni me lehtësi pa nevojën e pastrimit kimik

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:08 29-08-2016 Njolla vaji në rroba? Ja si t’i hiqni me lehtësi pa nevojën e pastrimit kimik

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që, gjatë një darke me familjen ose me shoqërinë, të kemi bërë pis veshjen tonë të preferuar, ndoshta edhe më të shtrenjtën.

Përgjithësisht njollat e bëra nga ushqimi hiqen me lehtësi, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për vajin apo për njollat e yndyrave në përgjithësi, ato janë më të vështirat për t’u hequr. Por, gjithçka e ka një rrugëzgjidhje, edhe njolla e vajit. Një ndër mënyrat më të fundit që përdoret për të pastruar njollat e vajit nga rrobat është ajo me pudrën e bebeve. Ja si mund ta përdorim atë:

Hapat:

-Fillimisht e pastrojmë vajin me një pecetë

-Më pas në vendin ku është derdhur vaji ose yndyra vendosim pudër bebeje, në mungesë të saj mund të vendosim niseshte ose kripë.

-Pas disa minutash e heqim me kujdes pudrën ose lëndën që kemi vendosur, në mënyrë që ajo të mos përhapet në pjesën tjetër.

-Më pas vendosim sapun të lëngshëm tek zona ku është derdhur vaji dhe në momentin që fillon të bëhet shkumë, e fërkojmë me një furçë të vjetër dhëmbësh, ose furçë çfarëdo (sigurohuni që materialin ta fërkoni me furçë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë)

-Më pas lajeni rrobën si zakonisht, me detergjentin e zakonshëm, por bëni kujdes që të mos thahet në temperaturë shumë të lartë, pasi kjo mund ta dëmtojë atë në zonën ku ishte vaji ose yndyra, lëreni të thahet në temperaturë ambienti.

Rezultati do të jetë padyshim ai që prisni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027757883071899
array(1) { ["section"]=> string(82) "njolla-vaji-ne-rroba-ja-si-t-i-hiqni-me-lehtesi-pa-nevojen-e-pastrimit-kimik-51214" }