NJOLLAT KAFE në fytyrë na e nxinë jetën, Blerina: Ja 4 GABIMET që nuk duhet të bëni

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 11:13 28-04-2018 NJOLLAT KAFE në fytyrë na e nxinë jetën, Blerina: Ja 4 GABIMET që nuk duhet të bëni Njollat kafe ne fytyre

BLOGU I BLERINËS- newsbomb.al

Ideja e temës së sotme të blogut, nisi pikërisht dje në sallon. Një prej mikeshave të “Florescenter” duke parë temperaturat e ngrohta të këtyre ditëve, po më pyeste sesi duhet ta kryejë sa më saktë mbrojtjen e lëkurës. Sepse gjithmonë në verë mbushet me njolla kafe në fytyrë, që “i’a nxijnë jetën”.

Ah po, folëm gjate edhe “torturën” e zakonshme të mikeshave që nis tani bashkë me plazhin dhe përfundon aty nga mesi i shtatorit. Klasike fjalia: “Kënaqu me pushime, duam te na kthehesh e nxirë”.

Le ta pranojmë që në stinën e verës, marja e ngjyrës kthehet deri diku edhe në nje status, në nje shenjë identiteti si të parat që nisim plazhin dhe të fundit që e mbyllim atë, por na bën të ndjejemi edhe më të bukura. Por bëni kujdes me diellin, ai nuk është më eksluzivisht një mik i yni, pa asnjë efekt anësor. Orët e qëndrimit, në ekspozim të plotë duhen kufizuar, dhe mbi të gjitha për cdo orë qendrimi duhet treguar kujdes maksimal. Mjafton ndonjëherë edhe vetëm një orë për tu djegur, për të bërë eritema ne trup, dhe mbi të gjitha për të nxitur prodhimin e keq të melaninës (pigmentit) që na jep probleme të mëdha me njollat kafe në fytyrë. Kur ekspozohemi në diell me orare të tejzagjatura kujdesi nuk është asnjëherë i mjaftueshëm. Por nëse ne marrim sa më shumë masa, situata në shtator do të jetë në favorin e lëkurës dhe shëndetit tonë. Nëse shmangim pesë gabimet e mëposhtme, lëkura jonë do të na jetë shume mirënjohëse, por edhe portofoli ynë në vjeshtë-dimër. Të cilit nuk do ti largohen shumë para për të rikuperuar   dëmet që na la pas dielli dhe plazhi.                                                                      

1-Kremi solar nuk aplikohet në cadër! Ky është gabimi më i zakonshëm.

E kush nuk e bën këtë , kryesisht kur bëjmë pushime ditore. Por ky është gabimi kryesor që duhet evituar patjetër. Duhet të paktën 30-45 minuta më parë, të aplikojmë kremin mbrojtës, në mënyrë që ai të përthithet nga lëkura dhe të mbushë depozitat qelizore me mbrojtësin solar. Nëse ne nuk e zbatojmë sic duhet këtë minutazh, por e aplikojmë kremin në cadër, në momentin e fundit, shanset që të jemi të mbrojtur janë të pakta.          

2-Solari duhet riaplikuar!

Mbase jo të gjithë e dinë formulën. Por le ta mësojmë tani. Nëse kemi një krem dielli me filtër mbrojtës 30 SPF , mbrojtja nga dielli është as më shumë e as më pak se 300 minuta. Nëse filtri është 50 SPF, mbrojtja do të jetë 500 minuta. Pra cdo numër filtri që përdorim shumëzohet me 10 minuta mbrojtje. Pas kësaj kohe ne duhet ta riaplikojmë detyrimisht kremin mbrojtës, që të mos krijojme probleme nga dielli në lëkurën e fytyrës dhe atë të trupit.                                                                 

 3 -Aplikimi i mbrojtësit nga dielli me filtër solar ndryshe nga ai i Make-Up-it!

Për të gjitha gratë dhe vajzat që nuk duan të heqin dorë nga vënia e fondatintës kur shkojnë në plazh,duhet të dinë aplikimin e duhur të produkteve. Në rast se kemi vënë kremin e diellit me filtër 50 SPF, dhe kemi aplikuar sipër tij një make-up me 25 SPF, si mbrojtës kemi alternativën e dyte, dhe jo të parën. Sepse produkti i dytë është gjithmonë ai që thith i pari rrezatimin diellor. E aq me keq nëse mendojmë që jemi super të mbrojtur se kemi nje krem me SPF 50 dhe një tjetër me 25 SPF. Gjithmonë duhet që filtrat e të dy produkteve të jenë të njëjtë, që mbrojtja të jetë ajo dëshirojmë.                                                              

4- Të përdorim kremin që na ka mbetur nga viti i kaluar!  

Gabim! Shumë i rëndë madje. Jo vetëm që me produktet e vitit të kaluar nuk realizojmë mbrojtje, por duke qenë se formula kimike e realizuar për mbrojtje ka skaduar (sepse asnjë krem dielli nga momenti i hapjes nuk zgjat më shumë se 12 muaj) ne vëmë lëkurën në “pozita” shumë të vështira. Ajo është njëkohësisht e pambrojtur dhe njëkohësisht thith pagundësisht rreze UVA/UVB.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « APARATURAT estetike, Blerina tregon 2 SEKRETE që çdo vajzë e grua duhet t’i dijë
»
Article Logic
Execution time: 0.021336793899536
array(1) { ["section"]=> string(88) "njollat-kafe-ne-fytyre-na-e-nxine-jeten-blerina-ja-4-gabimet-qe-nuk-duhet-te-beni-118658" }