Nju Jorku vishet i gjithi kuq e zi, çfarë ndodhi me paradën shqiptare në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës (FOTO+VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 17:54 19-06-2016

Presidenti i "Albanian Roots "- Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, ditën e djeshme bëri të mundur të mblidhte së bashku mijëra shqiptarë duke valëvitur flamurin kuq e zi në Nju-Jork.

Të gjithë të veshur me simbolet tona kombëtare, bluzat e kuqe me hartën e Shqipërisë Etnike, flamuri kuq e zi, këngët e vallet nga të gjitha krahinat i dhanë sheshit America një imazh të gjallë, entuziazt dhe të larmishëm. Veshja e Julian Dedës dhe Kozetes, u krijuan nga stilistja e njohur Bora Balaj, ku i dhanë një domethënie më shumë kësaj ditë të shënuar për shqiptaret e Amerikës.

Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme të gjithë  veshur në kuq e zi duke parakaluar dhe rrugët më kryesore të Nju-Jorkut deri në Times-Square. Një tjeter detaj i bukur ishte se kësaj feste të madhe iu bashkuan dhe të huaj, dhe vet kalimtarët amerikanë mbanin flamujt shqiptare nepër duar duke u bërë kështu pjesë e Paradës Shqiptare eventi më i madh për komunitetin shqiptar në Amerikë.

Ishin të ftuar këngtarë e njohur si Alberie Hadergjonaj, Gezim Nika, Erjona Balaj, e shumë personalitete të tjera ku një ndër ta ishte Senatori i njohur i Nju-Jorkut Marty Golden, i cili u zgjodh të ishte ai që do hapte Paradën për këtë vit dedikuar Nënë Terezës. Ku në muajtin shtator do behet dhe shenjërimi i bijës shqiptare Nënë Tereza në Shtetin e Nju-Jorkut, dhe këtë e bën yë mundur Senatori Marty Golden duke kaluar dhe votat në Senatin e shtetit që muaji shtator të shpallet muaji I kësaj humanisteje të madhe që bën krenarë jo vetëm shqiptarët por mbarë botën ku ajo shërbyer me dashurinë e humanizmin e saj.

Ky event u Prezantua Nga Julian Deda dhe Kozeta Turishta.

Marko Kepi, i cili bën të mundur Paradën për të disatin vit me radhë, u shpreh:  se këtë vit Manhattan-ni është dukur si kurrë ndonjëherë i gjithë në ngjyrat kuq e zi, dhe se këtë traditë do e vazhdoj cdo vit e me më shumë dashuri për t'i treguar të gjitheve se sa dashuri e mbeshtetje kemi ne për njeri -tjetrin, e të promovojmë sa më shumë vlerat e kombit tonë, fisnikërinë, dhe traditat shqiptare.

parada.jpg

parada1.jpg

parada2.jpg

parada3.jpg

parada4.jpg

parada5.jpg

parada6.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eliza Dushku, e para nga shqiptaret e famshme nëpër botë që mbështet sot kombëtaren
Isopolifonisti Lefter Çipa mbledh në shtëpinë e tij në Pilur mediat gjermane dhe i mrekullon me gjuhën e polifoninë tonë (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.01836085319519
array(1) { ["section"]=> string(125) "nju-jorku-vishet-i-gjithi-kuq-e-zi-cfare-ndodhi-me-paraden-shqiptare-ne-nder-te-shenjterimit-te-nene-terezes-foto-video-44008" }