“Noizy gënjeu”, tha se u anulua fluturimi por arsyeja e anulimit të koncertit është edhe më shokuese

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:21 18-09-2016 “Noizy gënjeu”, tha se u anulua fluturimi por arsyeja e anulimit të koncertit është edhe më shokuese

Vazhdojnë telashet për liderin e OTR, reperin nga Shqipëria, Noizyn. Ai kishte planifikuar dje të performonte me Encën në Bern të Zvicrës në një nga klubet shqiptare të natës. Por, ai anuloi performancën e tij, me arsyetimin se aeroplani nga Viena për në Zvicër është anuluar.

Kjo, duket të ketë qenë një gënjeshtër e reperit, shkruan “Telegrafi”. Në një video të publikuar në faqen e Instagramit të klubit ku do duhej të mbahej mbrëmja, shihet Noizy teksa i fton të gjithë në Bern në koncert, kurse fakti se kjo video është bërë pikërisht në Bern e konfirmon zëri në prapavijë që Telegrafi mëson se është i një prej pronarëve të klubit të natës, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.

Mësohet se Noizy nuk është ngjitur në skenë për të performuar edhe pse ishte prezent në Bern, për shkak se atij i është ndaluar një gjë e tillë, nga të afërmit e një të përfshirëve në përleshje, shokut të Cozmanit, Albert Krasniqit, i cili gjendet ende në paraburgim. Noizy është kthyer dhe nuk ka performuar, teksa ai pritet të kthehet në Shqipëri ku do të vazhdojë me angazhimet e tij të karrierës pas incidentit me reperin Cozman në Prishtinë, shkruan “Telegrafi”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03730297088623
array(1) { ["section"]=> string(103) "noizy-genjeu-tha-se-u-anulua-fluturimi-por-arsyeja-e-anulimit-te-koncertit-eshte-edhe-me-shokuese-53306" }