Noizy thumbon Stresin: Unë s’do isha arratisur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:39 07-02-2015 Noizy thumbon Stresin: Unë s’do isha arratisur Noizy dhe Stresi

Konkurenti në art i Stresit, rreperi Noizy thumbon Stresin, pasi edhe pse me një përgjigje indiferente e ka ‘’kritikuar’’ për arratisjen jashtë vendit nga Komisariati i Policisë.

‘’Ju mendoni se mua më intereson ajo që ka ndodhur? Se çfarë bën Stresi me jetën e tij, nuk është problemi im dhe për rrjedhojë nuk më intereson aspak. Unë nuk do të isha arratisur njëherë’’, thotë këngëtari për ‘’Bluetooth”.

Zënkat mes Stresit dhe Noizyt janë të njohura.

Noizy publikoi kohë më parë këngën në dedikim të kanabisit, por Stresi ia gjetur shpejt kundërpërgjigjen. Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook: “Ti sje Gangster, ti veq filma shef shok”, gjithë kjo në një foto plot me kanabis, të cilin e ka gjetur në fshatin Lazarat.

Stresi u arratis nga Komisariati I Policisë ditë më parë, pasi ishte arrestuar me mjetin e tij, pa lejen e drejtimit. Ditën e djeshme ai ka rrëfyer ‘’në arrati’’ nëpërmjet një lidhjeje në ‘’Skype” me emisionin ‘’Zonë e Lirë’’ se ka kërkuar azil në shtetin ku ndodhet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015643119812012
array(1) { ["section"]=> string(50) "noizy-thumbon-stresin-une-s-do-isha-arratisur-2616" }