Noka dorëzon kërkesën në Kuvend: Rama të bëjë transparencë për iranianët e MEK

Publikuar tek: politike, më 10:12 11-04-2016 Noka dorëzon kërkesën në Kuvend: Rama të bëjë transparencë për iranianët e MEK

Partia Demokratike kërkon informacion dhe transparencë nga kryeministri Edi Rama në lidhje masat e marra për pritjen dhe trajtimin e shtetasve iranianë, ish anëtarë të organizatës MEK.

Duke e vlerësuar partneritetin strategjik me SHBA dhe duke garantuar mbështetjen maksimale të objektivave të përbashkëta, PD e konsideron këtë cështje si të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare dhe kërkon të dhëna të plota mbi ecurinë e procesit.

Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, ka depozituar sot në kuvend kërkesën për informacion për masat e marra, për kapacitetet pritëse, për standartet e ofruara, për trajtimin e tyre. Noka kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore. A e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre, e të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia i nxori procesverbalin se ishte me një femër, por lexoni se çfarë thotë vetë deputeti Bedri Hoxha
Tahiri reagon pas deklaratës së Kryeprokurorit: Besimi te policia është rritur »
Article Logic
Execution time: 0.029597043991089
array(1) { ["section"]=> string(83) "noka-dorezon-kerkesen-ne-kuvend-rama-te-beje-transparence-per-iranianet-e-mek-37369" }