Noka i shkon Ramës në foltore, e gjithë garda çohet në këmbë. Kryeministri : “O çuna, o çuna....”

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:10 10-06-2016 Noka i shkon Ramës në foltore, e gjithë garda çohet në këmbë. Kryeministri : “O çuna, o çuna....”

Foto e Ditës- Sherr në parlament!

E gjitha ka ndodhur ditën e djeshme teksa kryeministri Edi Rama ishte duke folur nga foltorja mbi pajisjen e përgjimit. Në një moment kryeminstri ka përdorur fjalën “tufë” për PD, gjë që ka acaruar së tepërmi Flamur Nokën që me shpejtësi është çuar nga vendi drejt foltores së Ramës.

Menjëherë ka reaguar garda duke krijuar murin rrethues për të shmangur përleshjen fizike.

Rama: Nëse ju mendoni se Italia fqinje ka qenë e angazhuar çfarë thotë Jozefina, si ankohet për Lulin në telefon. Jo vetëm s’i intereson kujt, por s’është nevoja t’u përgjosh që të kuptosh…

Noka: Këtu nuk bëhet seancë (të tjerat nuk dëgjohen pasi Noka nuk ka mikrofon)

Leskaj: Këto që thua tani e ke emrin të regjistruar, merre fjalën thuaji. Ulu bëje kërkesën nuk ke shans të prishsh seancën!

(Noka çohet dhe i shkon Ramës i revoltuar në foltore, garda aktivizohet)

Rama thërret: O çuna, o çuna (duke nënkuptuar se nuk është e nevojshme mbrojtja e punonjësve)

Leskaj: Ulu zoti Noka se ky është institucion jo pazar që të dalësh me forcë aty!

(Noka tenton të prekë Ramën, garda e mbron. Topalli afrohet te foltorja)

Leskaj: Qetësohu, qetësohu, lere kryeministrin të flasë!

Rama: Mirë dakort unë po vazhdoj të flas dhe po vazhdoj duke thënë se, Flamuri u mërzit për fjalën tufë dhe cfarë po bën tani është po konfirmon se është vetëm pjestar tufe. Ulu tani!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të afërmit e fisit Çapja në Elbasan ankohen se po i terrorizon policia
Granit Xhaka ka një dedikim emocionues për vëllanë “kundërshtar” »
Article Logic
Execution time: 0.004148006439209
array(1) { ["section"]=> string(92) "noka-i-shkon-rames-ne-foltore-e-gjithe-garda-cohet-ne-kembe-kryeministri-o-cuna-o-cuna-43046" }