Noka letër Ramës: Të merren masa për monitorim në të gjithë territorin e vendit, mbjellja e drogës është shtrirë kudo

Publikuar tek: politike, më 11:09 20-04-2016 Noka letër Ramës: Të merren masa për monitorim në të gjithë territorin e vendit, mbjellja e drogës është shtrirë kudo

Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë ngre shqetësimin e pesëfishimit të sipërfaqes së kultivuar me cannabis-sativa në vendin tonë.

Deputeti Flamur Noka, i ka drejtuar një letër kryeministrit të vendit, ku ngre shqetësimin për të dhënat që tregojnë pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me cannabis-sativa, shtrirjen e këtij fenomeni në gjithë territorin, si dhe për faktin që grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.

Nisur nga këto të dhëna shqetësuese, Noka, i kërkon kryeministrit të marrë masa e të nisë para kohe misionin e monitorimit nga ajri, përmes policisë italiane sipas marrëveshjes së vitit 2011.

Noka kërkon shtrirjen e monitorimit në të gjithë territorin e vendit, pa kufizim apo paracaktim të itinerarit, dhe publikimin e plotë të të dhënave të përftuara nga ky monitorim.

flamur_noka_leter_rames.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima bën publike ambicjen e tij, por nuk sfidon Ruçin. Deputeti: Kandidoj për një post tjetër që e shpalos në Asamble
Alibeaj: Ligji është i pabarabartë, favorizon njërëzit e pushtetit »
Article Logic
Execution time: 0.022312164306641
array(1) { ["section"]=> string(121) "noka-leter-rames-te-merren-masa-per-monitorim-ne-te-gjithe-territorin-e-vendit-mbjellja-e-droges-eshte-shtrire-kudo-38155" }