Noka: Qeveria dhe ministri i Brendshëm nën akuzë, deklaratat e oficerit janë tronditëse. MB: Po bëheni palë me një të kërkuar

Publikuar tek: politike, më 16:31 03-09-2015 Noka: Qeveria dhe ministri i Brendshëm nën akuzë, deklaratat e oficerit janë tronditëse. MB: Po bëheni palë me një të kërkuar

Partia Demokratike ka reaguar në një konferencë për media lidhur me deklaratat e ish-shefit të antidrogës në Fier, Dritan Zagani, të bëra nga arratia në lidhje me implikimin e krerëve të lartë të policisë në trafikun e drogës dhe dekonspirimin e operacioneve të mëdha, si ai i kapjes së 1 ton droge në fshatin Borsh.

Deputeti Flamur Noka i quajti këto deklarata mjaft tronditëse dhe tha se qeveria dhe Ministria e Brendshme ka për detyrë të japë llogari.

“Oficeri deklaron se informacionet që i tregonte te eprorët e tij dekonspiroheshin madje edhe se bandat e drogës kishin siguruar të dhënat personale të oficerit që hetoi bandat e drogës në Vlorë, duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes së tij. Deri tani nuk ka asnjë reagim për tradhëtinë që i është bërë policisë dhe që sot është kauza e gjithë vendit”, ka thënë Noka.

Flamur Noka kërkoi që qeveria t’i përgjigjet disa pyetjeve si “Cilat janë bandat e trafikut dhe lidhjet e tyre me krerët e policisë”, “Pse lejohet ky biznes”, “Si ndahen paratë e drogës?”. Noka tha se qeveria dhe ministri i Brendshëm janë nën akuzë dhe heshtja e tyre e konfirmon këtë.


Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, në lidhje me akuzar e bëra nga ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani.

Nëpërmjet një deklarate, MB shpreh keqardhjen që PD dhe opozita është bërë palë me një person të shpallur në kërkim, i cili ka dekonspiruar aksionet e Policisë së Shtetit.

Deklarata e plotë e MB:

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia shqiptare në 2 vitet e fundit kanë arritur rezultate të pamenduara në luftën kundër narkotikëve, duke çrrënjosur njëherë e mirë konceptin e zonave të paprekshme, që për vite me rradhë ishin kthyer në “parajsa” të lulëzimit të hashashit me bekimin e pushtetit të kaluar.

Nëse i konsideron vetëm disa rrënjë, mbi 630 mijë bimët e kanabisit të asgjësuara vetëm këtë vit nga Policia, në operacione nga Tropoja e Dukagjini e deri në Tepelenë e Korçë, ky është një problem të cilin nuk ia zgjidhim dot opozitës.

E vetmja trashëgimi e Qeverisë së kaluar, ishin hartat me fotografitë e ofruara nga Policia italiane për mijëra parcela droge anë e mbarë vendit, për të cilat nuk ishte lëvizur as gishti për t’i shkatërruar.

Sukseset e sotme të Policisë në luftën kundër drogës dhe krimit, tregojnë jo vetëm vullnetin e Qeverisë për të shënuar rezultate që qeveria e kaluar as i imagjinonte, por njëkohësisht tregon sa edhe sa të korruptuar, përtacë dhe protektorë të krimit kanë qënë ata që e drejtonin deri dje Qeverinë, MB dhe Policinë e Shtetit.

Shprehim jo pa keqardhje faktin, që Partia kryesore e opozitës të shndërrohet në një zëdhënëse të një ish-zyrtari të shpallur në kërkim, i cili po gjykohet për dekonspirim të aksioneve të Policisë së Shtetit gjatë kohës që ishte në detyrë.

Ky nivel mund të jetë i denjë për lexuesin e saj, por nuk mund të jetë qëndrimi i opozitës, që zgjedh të bëhet palë me një person në kërkim, të arrestuar për dekonsipirim të aksioneve të policisë, dhe refuzon të mbështesë, qoftë edhe me heshtje, punën e madhe të Policisë dhe partnerëve në luftën e përditshme kundër krimit, paligjshmërisë dhe informalitetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erjon Braçe kthehet në Euroskeptik: Më mirë Shqiptar i asociuar, sesa Evropian vendimmarrës
Vasili reagon pas deklaratës së Bashës: Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve »
Article Logic
Execution time: 0.023791074752808
array(1) { ["section"]=> string(127) "noka-qeveria-dhe-ministri-i-brendshem-nen-akuze-deklaratat-e-oficerit-jane-tronditese-mb-po-beheni-pale-me-nje-te-kerkuar-19868" }