Norvegjia kërkon punëtorë me 4500 euro në muaj. Këto janë profesionet që duhet të keni

Publikuar tek: ekonomi, më 21:07 20-11-2016 Norvegjia kërkon punëtorë me 4500 euro në muaj. Këto janë profesionet që duhet të keni

Një mundësi e mirë për shqiptarët që kanë profesionet e mëposhtme dhe që u nevojitet një pagë e mirë. Norvegjia është në kërkim të inxhinierëve, mësuesve, mjekëve, infermierëve, shoferëve të autobusëve, kuzhinierëve dhe kamerierëve.

Zyra evropiane për punësim EURES ka publikuar raportin ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmendura në lartë, u ofrohet paga mujore prej 4.500 euro.

Sipas raportit të EURES-it, Norvegjisë i mungojnë ekspertët për mekanikë, elektronikë, automatikë, hidraulikë dhe ata që kanë të bëjnë me instalimet dhe furnizimin me ujë.

Po ashtu kërkohen edukatorët për të punuar me fëmijët parashkollorë, psikologët dhe shoferët e taksive.

Kompanitë në Norvegji që kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, ndër të tjera janë: "Aker", "Solutions", "FMC Technologies", "Statoil", "National Oilwell Varco", "Kvaerner", "Kongsberg Gruppen", "Aibel", "Roxar" i "Fabricom".

Raporti i EURES-it thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon lajmërimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh, në stacionin e policisë lokale në vend, apo pasi shtetasit e huaj gjejnë punën e përshtatshme, raporton "B92"

Ju mund të qëndroni për gjashtë muaj në Norvegji, derisa të punësoheni. Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë ndër më humanet në botë. Punëtorët lidhin kontratën me shkrim që përfshin tre deri gjashtë muaj punë provuese, para se të firmoset kontrata afatgjate.

Paga jepet çdo muaj, ndërsa punonjësit do të punojnë 37.5 në javë, ose 7.5 orë në ditë, me një maksimum prej 40 orëve në javë. Punonjësit kanë mesatarisht 25 ditë pushimi të paguar, ndërsa të gjithë ata mbi moshën 30 vjeçare kanë 30 ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.095571994781494
array(1) { ["section"]=> string(91) "norvegjia-kerkon-punetore-me-4500-euro-ne-muaj-keto-jane-profesionet-qe-duhet-te-keni-60137" }