Nostalgjia e Lefter Maliqit për liderët që se kandiduan (Fotot)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:59 14-04-2015 Nostalgjia e Lefter Maliqit për liderët që se kandiduan (Fotot) Postimi i Lefter Maliqit në ''Facebook''

Lefter Maliqi, kandidati i shumëpërfolur i PD-së për Bashkinë e Beratit, është ndjerë nostaligjik orët e fundit për liderin e PD-së dhe disa prej zyrtarëve më të lartë të saj.

Edhe pse atë nuk e kanë kandiduar, lajm i cili mund të jetë marrë vesh pas hedhjes së fotove, Maliqi ka menduar t’u kushtojë një kolazh të plotë fotosh në profilin e tij në ‘’Facebook’’.

Ai shfaqet me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Edi Palokën, Arben Ristanin, Eduard Selamin etj. Maliqi ka publikuar edhe foto të tjera me presidentin Bujar Nishani, kreun e PR-së Fatmir Mediu si dhe foto nga fushatat që ai ka bërë kur kandidonte si deputet në Berat.  Maliqi ka publikuar edhe foto me humoristin Ceke dhe këngëtarin Kozma Dushi.

“Momente speciale me miq të mirë. Janë krenaria mbështetja dhe frymëzimi im. Me statuse të ndryshme por me dinjitetin, vlerat humane dhe integritetin e tyre janë garancia e ndërtimit të një ekipi i cili do i kthejë dinjitetin e munguar qytetit 2400 vjeçar Berat. Respekte dhe mirënjohje Lefter Maliqi!”, shkruan në ‘Facebook’’ Maliqi.

leftermaliqiberisha

leftermaliqibasha

leftermaliqipaloka

leftermaliqiristani

leftermaliqiselami

leftermaliqinishani

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021340131759644
array(1) { ["section"]=> string(66) "nostalgjia-e-lefter-maliqit-per-lideret-qe-se-kandiduan-fotot-8666" }