Nuk do të ketë më vetëm një Kupë Bote, FIFA bën gati projektin MADHOR

Publikuar tek: sport, më 18:41 24-10-2018 Nuk do të ketë më vetëm një Kupë Bote, FIFA bën gati projektin MADHOR

Jo vetëm UEFA, por dhe FIFA kanë nisur prej kohësh një fushatë risish në botën e futbollit. 

Pas miratimit të krijimit të një tjetër kompeticioni futbollistik të klubeve europiane, presidenti i qeverisë së futbollit botëror Gianni Infantino ka ndër mend të legjitimojë krijimin e dy kompeticioneve ndërkombëtare futbollistike.

Bëhet fjalë për dy “mini-kampionate botërore” që do të organizohen respektivisht në çdo 2 dhe katër vjet. E para do të ketë në përbërje 8 kombëtare pjesëmarrëse, kurse e dyta do të ketë 24.

Por, projekti i hartuar duhet të marrë miratimin e Këshillit Përfaqësues të FIFA-s në seancën e radhës në Ruanda.

Propozimet e kreut të FIFA-s janë pritur me protesta dhe kritika nga drejtuesit e klubeve të futbollit me argumentin se këto kompeticione të reja do të dëmtojnë konkurencën dhe ecurinë e tyre.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Neymar rikthehet te Barcelona? Vjen përgjigja zyrtare nga Spanja
Gattuso shkarkohet nga MILANI? Tekniku befason me veprimin e tij »
Article Logic
Execution time: 0.0042798519134521
array(1) { ["section"]=> string(75) "nuk-do-te-kete-me-vetem-nje-kupe-bote-fifa-ben-gati-projektin-madhor-138980" }