NUK DUHET HUMBUR/ Blerina zbulon vetitë e terapisë së baltës

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 16:59 27-10-2018 NUK DUHET HUMBUR/ Blerina zbulon vetitë e terapisë së baltës Foto ilustruese

Terapia e baltës është një ndër kurat më të mira, për shumë shqetësime.

Ajo kryen funksione antiinflamatore, detoksifikuese dhe rimineralizuese. Kockat, janë të parat që e ndjejnë efektin pozitiv, të këtij produkti i cili përmban jo pak por të paktën 11 minerale, të tilla si kalcium, fosfor, zink, magnezium etj. Madje mund të themi pa frikë që balta është tepër efikase për të kuruar edhe reumatizmën dhe artritin. Jo më pak e përdorshme është ajo edhe në rastin e celulitit dhe si një ndihmues shumë i madh edhe në “luftën” me kilogramët. Për të gjithë ata gra dhe vajza që e kanë provuar te paktën një herë të lyejnë trupin e tyre me baltë (termike) në një sallon estetik është pak te themi që rikthimi është gjithnjë i garantuar. Kjo falë butësisë që ky produkt i dhuron lëkurës së tyre, por mbi të gjitha pastërtisë, tonifikimit, ushqimit, elasticitetit që krijon. Dhe jo vetëm kaq, falë procesit termik (nxehtësisë) me të cilin ajo futet në gjak, luan një rol shumë të madh në pastrimin e organeve nga skoriet, në zbutjen e masave dhjamore, dhe shkarkimin e celulitit.

Antiinflamatore!         

Le të themi që ky efekt mund të konsiderohet edhe ndër motivet kryesore për të  kryer trajtimin me baltë, sepse falë saj parandalohen sëmundjeve reumatizmale, dhe stimulohet  kurimi i tyre. Në këtë rast balta kryen funksion antiinflamator, nëpërmjet së cilës dhimbja largohet.

Antistres

Terapia e baltës shërben gjerësisht për të luftuar ankthin dhe stresin, sepse balta relakson muskujt dhe na bën të ndjehemi energjikë dhe gjithnjë e më të rinj.

Detoksifikuese

Baltat janë armiqtë kryesorë të toksinave. Sa herë që kemi lyer trupin tonë me baltë, po aq herë kemi mundur ti largojmë atij skorie dhe qeliza të vdekura të cilat na e bëjnë të duket e pabukur dhe në të njëtën kohë pengojnë shumë funksione të organizmit.

Celuliti

Grumbullimet hidrike. Sot një  në  tre gra në Europë dhe më  gjëtë kryen procesin e baltoterapisë të paktën dy herë në vit për të  eliminuar celulitin dhe gjithashtu mbajtjen hidrike që bën trupi ynë si pasojë  e jetës sedentare, mungesës  së  aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së keqe. Në këtë rast balta ndihmon në mikroqarkullimin e gjakut, përmison kalimin e lëngjrve të pastra në trup, duke i drejtuar ato të papastrat në rrugët urinare, për të bërë edhe shkarkimin e duhur.

Tonifikuese

Në rast se keni një bust apo gjoks të lëshuar, probleme të elasticitetit, atëherë zgjidhjen do ta gjeni tek balta. Përgjatë seancave që do të kryeni do të vëreni vetëstimulimin që do të kenë këto pjesë delikate deri në përmisimin total.

Baltë për dobësim

Shpesh e kemi dëgjuar, disa prej nesh edhe provuar. Po është e vërtetë, me anë të  terapisë së baltës ne mund të humbasim edhe kilet e tepërta në trupin tonë. Kjo pasi principet aktive që përmban balta kanë aftësi të përthithin yndyrnat dhe të kryejnë një shkëmbim jonik, falë të cilit substancat minerale të baltës nëpermjet lëkurës hyjnë në brendësi  të organizmit tonë, dhe me anë të djersitjes trupi nxjerr jashtë yndyrë dhe ujë të panevojshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Keni probleme me aknet dhe pikat e zeza? Blerina na tregon si t’i largojmë në kushte shtëpie
»
Article Logic
Execution time: 0.0097548961639404
array(1) { ["section"]=> string(66) "nuk-duhet-humbur-blerina-zbulon-vetite-e-terapise-se-baltes-139320" }